Deschamps vlerëson se Anglia ka ekipin më “të frikshëm” për Kampionatin Evropian

ina-online
ina-online

02/12/2023

Didier Deschamps ka cilësuar Anglinë si një kombëtarenfavorite për t’u shpallur kampione e Evropës vitin e ardhshëm.

Në një paraqitje për media sot, francezi pranoi se beson se Anglia është skuadra më e frikshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

“A është Anglia kundërshtari më i vështirë në ‘Euro’? Po, ne luajtëm me ta gjatë Kupës së Botës dhe ata kanë një brez të mrekullueshëm. Ata kanë një ekip solid”, tha Deschmaps, shkruan “BeIn Sport”.

Franca dhe Anglia ishin takuar gjatë Kupës së Botës të Katarit 2022, në një ndeshje shumë të diskutueshme çerekfinale, e cila u fitua nga “Gjelat”, megjithëse “Tre Luanët” dukej se dominonin ndeshjen.

Që atëherë, disa prej lojtarëve kryesorë si Jude Bellingham dhe Harry Kane kanë qenë në formë të shkëlqyer me klubet e tyre, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa Bukayo Saka (22) është sërish duke kaluar formë fantastike me Arsenalin.

Nëse forma e tyre vazhdon, dhe skuadra e Anglisë nuk shqetësohet nga lëndimet, pa dyshim ata do të jenë ndër favoritët për triumf në “Euro 2024”. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ