Më vranë fëmijën: Nëna me dëshmi rrënqethëse për Onkologjinë në Shkup

ina-online
ina-online

3 Shtator, 2023

Nuk po ndalen reagimet në opinion pas skandalit të fundit që po trondit shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut.

Informatat shqetësuese për keqpërdorimin e pretenduar të citostatikëve nga mjekët e Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi në Shkup e ngritën në këmbë opinionin vendor. Mjekët e kësaj klinike dyshohet se kanë kryer abuzime që kanë shkelur parimet etike dhe kodin  mjekësor.

Familjarët e afërt të pacientëve që trajtoheshin në këtë klinikë janë të shokuar nga pretendimet se pacientët janë trajtuar me tretës ​​fiziologjik në vend të ilaçeve.

Në rrjetet sociale është ka reaguar  edhe Dejana Novakoviq. Fëmija i vdiq dhe më poshtë po ju japim dëshminë e saj prekëse.

“Para dy vitesh e gjysmë vajza ime është trajtuar në Klinikën e Onkologjisë. Menduam se po trajtohej, por ma vranë fëmijën. Nga një lloj kanceri lehtësisht të shërueshëm, ata kancerin e kanë ushqyer me “terapinë”. Njoftoj publikisht se nuk do të lejoj që kjo të fshihet në këtë vend të kalbur! Unë do të aktivizoj gjithçka në fuqinë time dhe do t’ju kërkoj të gjithë ju që mund të ndihmoni dhe të përfshiheni!
Nuk do të pushoj derisa t’i shoh të gjithë në burg të përjetshëm! E vendos këtu këtë foto të engjëllit tim që të dini se kë keni vrarë dhe që tju përndjek si hije…”, ka shkruar kjo nënë e thyer nga dhimbja.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

INFO

NA NDIQ