Dëshmia tronditëse: Si kishte planifikuar Fatos Klosi ta vrasë me bomba Rugovën në Rinas

Izet Haxhia, një personazh i njohur shumë në Shqipëri, ish truprojë e Sali Berishës, përmes një postimi na facebook, ka zbuluar detaje tronditëse për Fatos Klosin, ish kreun e Shërbimit Inteligjent Shqiptar (SHISH).

“’Anal -isti’ i kudogjendur, Klosi ne nje interviste te serialit te tj te intervistave, me bente shume akuza duke me quajtur edhe burracak, se koha ime kishte marre fund, se çeshtja hajjdari ishte mbyllur njehere e pergjithmone, se ato qe kam rrefyer, duhet ti kisha rrefyer me kohe se tani nuk kane vlere etj. E prisja nje reagim te ketij ish spiuni ,qe mbi kurrizin e tij rendojne me dhjetra vrasje te pazbuluara akoma, te kryera me urdhrin e tij. Po perse ky spiun i shumfishte ,pervers e bastard kerkon te mbjelle ne opinionin publik idene, se rrefimet e mia nuk kane me vlere? Desha ta pyes, çfare lidhje ka ky me treshen e Uçk te grupit te Rognerit qe jane organizatoret e vrasjes se Hajdarit? Po me vrasjen Ahmet Krasniqit, çfare e lidh kete ‘veteran’ te UÇK qe merita e tij eshte qe ka perçare Shqiparet e Kosovës dhe u ka shitur arme me çmime marramendese. Pse trembesh o bandill nga hapja e çeshtjes Hajdari”, ka shkruar Haxhia në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka zbuluar se si Fatos Klosi, me porosi të komandantëve të “Rognerit”, kishte tentuar ta vrasë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“A te kujtohet kur prokuroret e kesaj çeshtje me ne krye Haxhi Giun, shkonin nje dite ne zyren tende ,takoheshit ne darke tek Kartodromi i Mirit te Xhikes, dhe te nesermen po keta prokurore shkonin ne zyren e berishes.. Nga njera ane, ti u hiqeshe si mik Haklajve, ndersa nga ana tjeter u shisje me ane te njerzve te tu, bombat e telekomandura te ardhura nga Austria, te poros?tura nga miqte e tu te Rognerit, per te vrare Rugoven, dhe kur nuk ju zbriti RUGOVA nga avioni ne Rinas, bombat ju dhane komandos qe vrau Haklajt.. Desha te kujtoj, se ndoshta e ke harrruar ngaqe ke urdheruar shume vrasje, perse e vrave Milan Vason? Per llogari te kujt? Ata tre personat qe erdhen e te takuan te cilit sherbim sekret te huaj ishin..? Kam shume gjera per te thene zoti oo7 por mos harro harro se ke bere shume krime, dhe do vije dita qe do mbytesh ne gjakun e atyre qe ke urdheruar per te vrare, se me gjakun tone nuk arriti dot ta derdhje edhe pse thure shume plane per vrasjen time dhe te vellezerve te mij.. As pallati ku banon me 14 kafe nuk te shpeton dot o Fatos Klosi..”, shkruan në faqen e tij në facebook, Izet Haxhia, përcjellë “Bota sot”.