‘Dëshmimtari X’ merret në pyetje për 5 orë tek Krimet e Rënda, çfarë dëshmoi

0

Albert Veliu i njohur si dëshmitari X, njeriu që po trazon politikën shqiptare pasi u shfaq dje në një video dëshmi ku pranonte të ishte përfshirë në trafik droge dhe implikonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj sapo ka përfunduar dëshminë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Detajet e dëshmisë së tij i bëri të ditura për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Lala, e cila sqaroi se ende nuk është e qartë nëse Veliu i ka qëndruar të njejtës dëshmi edhe në praninë e prokurorëve.

Ai mësohet të jetë pyetur se si ra në kontakt me Agron Xhafajn, se si u bë plani për të trafikuar hashash dhe pse ky plan nuk u realizua. Dëshmitari X mësohet të jetë shprehur se pengesë janë bërë pëmbytjet në zonën e Vlorës dhe fakti që deti gjatë gjithë asaj periudhe ishte i trazuar.

Gazetarja Lala foli për një dëshmi të detajuar, ndërsa sqaroi se për të vërtetuar autencitetin e video-përgjimit Veliut i janë marrë kampin zëri për krahasim.

Megjithatë më shumë detaje pritet të zbulohen në orët në vijim. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet kryesisht për trafikun e drogës ku Veliu tha se ishte përfshirë.

Ndërsa mbrëmë ai u pyet në kuadër të një tjetër hetimi, pas kallëzimit të Agron Geron Xhafës, që akuzonte tre demokratët që publikuan audio përgjimin për montazh./BW/

Komentet

komentet