Dëshmitari 2 fillon dëshminë ndaj krerëve të UÇK-së: Flet për organizimin e LDK-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Prill, 2023

Ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai është pyetur për organizimin e LDK-së në tërësi, dhe në veçanti për LDK-në në Malishevë.

Media sjell bisedën e prokurorit me dëshmitarin 2:

Dëshmitari 2: Synimi i LDK-së ka qenë me kundërshtu sistemin e ish-Jugosllavisë. Ka fillu jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe.

Prokurori: Kush i drejtonte institucionet paralele?

Dëshmitari: Ka qenë qeveria e Kosovës, kryeministri Bukoshi dhe të gjithë ministrat e tjerë në atë kohë. Aty ku ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, aty ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Prokurroi: A ka pasur prani të LDK-së në Maliehvë nga vitit 1998 e në vijim?

Pas formimit në Prishtinë, është formuar në Malishevë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i parë i LDK-së në Malishvë ka qenë Isni Kilaj.

Prokurori: Si ishte strukturuar LDK-ja në Malishevë?

Dëshmitari 2: Nënkryetarë e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë.

Kush e përkrahte LDK-në duke filluar nga vitet e 90-ta?

Qytetarët e Kosovës.

Prokurori: Çfarë etnie kishin?

Dëshmitari 2: Shqiptarët.

Prokurori: Sa e njohur ishte LDK-ja në vitet 90-ta?

Dëshmitari 2: Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg.

Prokurori:A ka pasur zgjedhje në të cilat ka marrë pjesë LDK-ja në vitet 90?

Dëshmitari 2:Zgjedhjet janë mbajt në nivel vendi, zgjedhjet partiake. Zgjedhjet e tjera i kemi mbaj në vitin 1992. Parlamentare dhe presidenciale.

Prokurori: Kur jeni bërë anëtar i LDK-së?

Dëshmitari 2: Në vitin 1992. Dhe jam ende aty.

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ