Dëshmitë po shumohen, Vuçiqi po ngulet gjithnjë e më thellë, flitet për rolin e Rusisë

Picture of Ina Online
Ina Online

29/09/2023

Mediat e regjimit të Vuçiqit ditëve të fundit shkruajnë për terroristët nga Kosova si për heronj, ndërsa në Serbi është shpallur edhe ditë zie, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”

Duhet pranuar se shpjegimi ishte formuluar me mençuri, sipas të cilit jo vetëm se po vajtohen katër terroristë të vrarë, por mund të kuptohej se po e nderojnë edhe policin e vrarë shqiptar, apo jo, shkruan gazeta kroate.

Sido që të jetë, kjo është një goditje e madhe për Aleksandar Vuçiqin, i cili do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve nëse e ka nën kontroll situatën në Kosovë apo jo, nëse dikush i afërt i tij po punon “rreth kokës së tij” dhe nëse kjo është një mesazh nga Moska se ajo ka mekanizma me të cilët mund të menaxhojë situatën në Serbi.

Në mesin e sulmuesve është parë edhe Millan Radoiçiq, një nga njerëzit më të afërt të Vuçiqit në Kosovë, nënkryetar i Listës Serbe, një “organizatë” politike që mbledh dhe përfaqëson serbët e Kosovës që funksionojnë nën telekomandën e Vuçiqit, transmeton Paparaci.

Vitin e kaluar, me urdhër të Vuçiqit, të gjithë serbët braktisën pozitat e tyre në organet e qeverisë së Kosovës, nga niveli shtetëror e deri te ai lokal. Vuçiq me këtë ka dashur të tregojë se është shefi që e kontrollon situatën dhe se do të bëhet ashtu siç thotë ai, dhe kjo vetëm sa e vështirësoi edhe më shumë pozitën e serbëve dhe disa kërkesa të tyre politike.

Përçarje në komunitet

Kishte përçarje në komunitetin serb, mes serbëve nga veriu dhe serbëve të të ashtuquajturve enklava (politikania e tyre kryesore Rada Trajkoviq u shpall tradhtare në Beograd) të cilët besojnë se Vuçiqi i “shiti” ndërsa ata, duke marrë parasysh pozicionin e tyre, janë më të prirur të bisedojnë me Prishtinën dhe duan të gjejnë një kompromis me autoritetet e Kosovës dhe të sigurojnë një autonomi dhe pavarësi të caktuar lokale.

Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej Vuçiqin. Millan Radoiçiq është një sipërmarrës i dyshimtë i cili u pasurua pasi filloi të punësohej nga shteti ndërsa autoritetet e Kosovës dyshojnë se ai ishte i përfshirë në vrasjen e një politikani të moderuar serb nga Kosova, Olliver Ivanoviq, përcjell Paparaci.

Po ashtu, problem shtesë është se është konstatuar se njëri prej terroristëve të vrarë ishte Bojan Mijailloviq, truproja i drejtorit të shërbimit inteligjent serb BIA, Aleksandar Vullin. Vullin haptas është “lojtari rus”. Kujtojmë se ai ka qenë tashmë dy herë në Moskë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës dhe atje ka kaluar kohë me Nikolai Patrushev, i cili koordinon shërbimet e inteligjencës ruse.

Pas krizës rreth manastirit të Banjskës, Vuçiqo fillimisht vrapoi te ambasadori rus Alexandar Botsan-Kharçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët e KUINT-it, gjegjësisht të vendeve kryesore perëndimore, me të cilët takimi, sipas mediave të pavarura të Beogradit , “ishte shumë i dhimbshëm dhe i tensionuar”.

E gjithë kjo është veçanërisht interesante sepse vihet re/supozohet se Rusia mund të jetë përfshirë në këtë aferë shpërthyese që destabilizon më tej jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe më gjerë. Moskës i përgjigjen ndërlikimet dhe përshkallëzimi i krizës dhe përdor çdo mundësi për të larguar vëmendjen të paktën pak nga lufta kundër Ukrainës. Kujtojmë se në vitin 2016, nën drejtimin e agjentëve rusë të GRU-së, në Mal të Zi u krye një tentativë për grusht shteti për të penguar hyrjen e tij në NATO./Paparaci.com

TË FUNDIT

Shkupi humb nga Gostivari, Struga e fiton Besën

“Ma kthe adresën, stop diskriminimit”, shqiptarët protestuan në Medvegjë (VIDEO)

Ministria e Energjisë ndan 6000 vauçer për kondicionerë inverter

Saraçini: Partitë kanë sistemet e tyre paralele mediatike

Snopçe në SHBA, si mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale në Uashington D.C dhe në Virginia

Janevska: Parregullësi në Universitete në Maqedoni, ja plani i Ministrisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË