Dëshmitë tronditëse të babait të 7-vjeçares e pushuesve: Tase erdhi me shpejtësi skëterre e goditi Jonadën

Zbardhet dëshmia që, Bledar Avdia, babai i Jonadës 7-vjeçare që u vra në Potam nga policia Arjan Tase, ka dhënë në gjykatë.

Nga deklarimet Bledar Avdia ka rezultuar se familja Avdia, bashkë me të afërm të tyre, një ditë para ngjarjes janë akomoduar për pushime verore në një hotel që ndodhet në Potam.

Dëshmia e babait, Bledar Avdia

Mëngjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij.

Rreth orës 14.00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndërsa ka qenë duke u larë bashkë me vajzën ne afërsi e bregut, ka parë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord, që ka ardhur në bregun e plazhit tek hotel Tirana dhe ka parë se nga bordi i mjetit kanë zbritur dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf.

Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe është futur me një shpejtësi skëterrë duke përçarë atë dhe vajzën, për ta marrë kthesën, ka goditur me motorët vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin.

Ai ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer, ka ndaluar skafin dhe ka ardhur në breg.

Dëshmia e Emiliano Zeqirllarri

Ndërkohë shtetasi Emiliano Zeqirllarri që është i afërm me Jonadën u shpreh se rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorëve.

Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave”, ndërsa mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Ne këtë kohe Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete.

Vrasja e Jonadës në mediat britanike, Daily Mail: Vajza britanike vritet nga skafi gjatë pushimeve në Shqipëri

Ndërkaq, Silvana Malaj (pushuese) ka pohuar se orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ajo ka parë se pas tyre ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut.

Bashkëshorti i ka kërkuar që të lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli.

Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndalej.

Këqyrja e nga policia dhe plagët në trup

Sipas të dhënave të procesverbalit te këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se gjatë kqyrjes së mjetit lundrues janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut të mpiksur në pjesën e sipërme të kapakut te motorit të krahut të djathtë, në anën e brendshme të tubolarit të krahut të djathtë etj.

Sipas të dhënave të procesverbalit të këqyrjes së kufomës rezulton se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me gjatësi 22 cm në anën e djathtë, 8 në ballë që fillojnë nga mesi ballit, që përshkon syrin e djathtë e përfundon në pjesën e poshtme të veshit të djathte.

Në qafë është konstatuar një plagë prerëse horizontale me gjatësi 12 x 9 cm, në supin e djathtë një plagë me ekspozim të indit kockor dhe thyerje e kockave të supit të djathtë, në gjoks duke filluar nga ana e djathtë dhe duke vazhduar në anën e majtë është konstatuar një plagë me përmasa 30×7 cm, brinjët e anës së majtë janë konstatuar të thyera, ne bark dhe gjoks është konstatuar plagë e madhe me dëmtim e organeve të brendshme dhe ekspozim të tyre, dëmtim të organit gjenital, thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Sa më sipër rezulton qartë jo vetëm nga deklarimet e dhëna, por dhe nga të dhënat qoftë të këqyrjes së mjetit lundrues, qoftë të këqyrjes së kufomës, se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues shtetasi Arian Tase, ai që e ka goditur me mjetin lundrues helikat e motorëve dhe ka i shkaktuar vdekjen të miturës Jonada Avdia.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyeshëm se i arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të lartë.

Ngjarja e rëndë nodhi në datë 02.08.2022 rreth orës 14.00 minuta, në plazhin Potans- Himarë, ku i arrestuari Arian Tase, ndërsa drejtonte mjetin lundrues tip gomone, e emërtuar NNA 154 dhe MARGO”, te pajisur me dy motorë të jashtëm, me kapakë me ngjyrë të bardhë, me shënimet “Racing 300” ka goditur me helikat e motorëve dhe i ka shkaktuar vdekjen, shtetases së mitur që ndodhej në afërsi të bregut të detit duke u larë, Jonada Avdia.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese.