Në Gjykatën Penale në Shkup, për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, sot me propozimin e Prokurorisë u dëgjuan prindërit, motra dhe nipi i babait të Vanjës, transmeton TV21.
Gjatë dhënies së dëshmisë ata folën për momentin kur janë njoftuar për zhdukjen e Vanjës dhe për gjurmimin pas saj. Folën edhe për raportet familjare dhe gjendjen materiale. Zoran Gjorçevski, babai i Aleksandrit, para gjykatës deklaroi se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen, ndërsa për zhdukjen e Vanjës ka marrë vesh nga ish bashkëshortja. Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi që u fillimisht raportuan si të zhdukur, u gjetën të vdekur më 3 dhjetor të vitit 2023. Në lidhje me këtë rast i dyshuar është edhe një person për ndihmë në kryerjen e veprës penale, kundër të cilit udhëhiqet procedurë e veçuar. Procedura gjyqësore vazhdon më 20 nëntor.