Dështimi i konstituimit të Kuvendit – Osmani fton për të enjten në takim liderët e partive politike

Picture of INA
INA

12/05/2025

Dështimi për të 14-tën herë i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagoi rreth kësaj situate.

Siç mëson Telegrafi, Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend.

Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Të njëjtën gjë e ka konfrimuar edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Kupina.

Ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, kështu ishte bërë e ditur para disa ditësh nga zyra e Presidentes./Telegrafi/

TË FUNDIT

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

Jo vetëm në kategorinë e saj – Distria i kalon të gjithë në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË