Dështimi politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Dështimi politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut
i detyroj qytetarët shqiptar të shpërngulen masovikisht drejt vendeve perëndimore!

Si dështuam:

1.DËSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT
Marrëveshja e Ohrit u arrit me luftë, me gjak, por ajo dështoj në paqë.
Dështoj sepse ata të cilët duhej të implementonin këtë marrëveshje u verbuan nga luksi, fama dhe eurot, që ua ofroj pushteti.
Politikanët shqiptar në fillim nxituan të shpallin marrëveshjen të zbehtë, mandej të vdekur dhe dikujt ju kujtua mbas 20 viteve të shpall të ringjallur… Megjithatë ajo asnjëher nuk u implementua dhe barazia qytetare nuk u arrit.
Kjo marrëveshje duhej të ishte baza për një fillim të ri, por ajo u la pasdore nga vet politikanët shqiptar.

2. DËSHTIM ME REGJISTRIMIN E POPULLSISË DHE SHTETËSINË
– Që nga regjistrimi i manipuluar në vitin 2002, faktori politik shqiptar dështoj gjatë këtyre 20 viteve të bëj regjistrimin real të popullsisë.
Sigurisht pala tjetër don që regjistrimi të bëhet pasi të shpërngulet popullata shqiptare!
– Falë vendosmërisë së opozitës vitin që lam mbas u miratua ligji për shtetësinë, megjithatë partia në pushtet vazhdon të toleroj që MPB të bëj lëvizjet e saj, që ky ligj të dështoj në praktikë.

3. DËSHTIM NË ARSIM DHE KULTURË
Ne gjithë e dimë që baza për një shoqëri të fortë është arsimi dhe kultura. Qytetet shqiptare psh.Tetova me 7 shkolla të mesme dhe dy universitete dhe me mbi 80% të nxënësve shqiptar nuk arriti as emërtimet e shkollave ti bëj në gjuhën shqipe. Mos të flasim për cilësinë e arsimit!
– Politkanët shqiptar u përçan rreth dy unversiteteve dhe më në fund ja dolën të themelojnë dy universitete me arsim cilësor të dobët (psh. USHT rënditet në vendin 8349, diku ka fundi, sipas një vlerësimi ndërkombtar)
– Qyteti i Tetovës që 8 vite e ka nis ndërtimin e qendrës së kulturës. Politikanët tanë nuk janë në gjendje as objektin të ndërtojnë për gjithë këto vite, por për funksionimin e tij të plotë edhe dekada do na duhen!
– Nazim Taipi