Dështoi me Ancelottin, Brazili “i vë syrin” një tjetër trajneri të madh

INA
INA

04/01/2024

Me Carlo Ancelottin që vendosi të rinovojë bashkëpunimin me Realin e Madridit, Federata Braziliane e Futbollit ka kthyer sytë nga një tjetër emër i madh i trajningut, për t’i besuar drejtimin e skuadrës 5 herë kampione bote.Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, që është në vitin e fundit të kontratës me Romën dhe deri tani nuk ka pasur asnjë negociatë për rinovimin e bashkëpunimit.

Federata braziliane ka kontaktuar menaxherin e Mourinhos, Jorge Mendes, për t’i kërkuar informacione mbi mundësinë e firmës me portugezin, që gjithsesi nuk duket fort i bindur.
Kjo pasi situata te Brazili nuk është aspak e mirë për momentin, me presidentin e federatës që akuzohet për manipulim zgjedhjesh dhe skuadrën që renditet e pesta dhe rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës në 2026-ën.Për më tepër, portugezi pret me interes edhe zhvillimet te Roma, aty ku patrioti i tij Thiago Pinto pritet të shkarkohet dhe në këtë mënyrë, mund të forcohen edhe më shumë pozitat e Mourinhos në klub.Ky duket se është edhe kushti i tij për të vazhduar bashkëpunimin me Romën, pra një rol trajner-menaxher, që bën vetë edhe merkaton.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

mbape real

Mesazhi i Macronit për Mbappen që po bën xhiron e botës: Do na futësh në telashe!

kloop

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

belingam real madrid

Real Madrid vendos rekord historik në mbrojtje pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin kryesor

haland

Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

INFO

NA NDIQ