Dështoi nisma për një Njësi Zgjedhore, VMRO-ja nuk i mbështeti ndryshimet

Picture of INA
INA

12/06/2025

Pavarësisht zotimit publik, deputetët në Kuvend nuk e mbështetën edhe një nismë tjetër për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e vetëm disa prej deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi.

“Nuk është e drejtë që votat e rreth 30 deri në 40 mijë qytetarëve të shkojnë dëm, vetëm për shkak të modelit zgjedhor. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi politike, por edhe një shkelje kushtetuese e parimit të barazisë së votave. Modeli ekzistues me gjashtë njësi zgjedhore krijon shtrembërime te përfaqësimi”, tha Monika Zajkova, Kryetare e Partisë Liberal Demokrate.

Pavarësisht se deputetët e tij nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një njësi zgjedhore.

“Ja, nuk ka të drejtë më të madhe demokratike që diaspora të marrë pjesë në proces zgjedhor, kuptohet, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ne jemi për një njësi zgjedhore dhe të munden ata të marrin pjesë në atë proces zgjedhor, të mos ketë shpenzime, të hynë të gjitha votat në një njësi, edhe të popullsisë rezidente, edhe të diasporës që dëshiron të marrë pjesë. Madje kemi shkuar edhe një hap më larg dhe kemi thënë që deri tani është votuar në përfaqësitë diplomatike por ka shtete që lejojnë të vendosen kuti votimi edhe jashtë përfaqësive diplomatike. Jemi për madje edhe për këtë. Ne si VMRO-DPMNE nuk kemi asnjë problem të mbështesim një njësi”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

BDI-ja është për modelin me një njësi mirëpo me prag zgjedhor prej 3% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore ose 5% të votuesve që dalin në votime. Aleanca për Shqiptarët e Selës është për modelin me tetë njësi zgjedhore. VLEN nuk ka ndërtuar akoma qëndrim brenda koalicionit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË