Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në tentimin e 26-të. Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një dakordim.
Për herë të parë, vazhdimi do të mbahet qysh të nesërmen. Pra përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten.
Ky vendim u morr për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Deputetët janë pajtuar që seanca e ardhshme të mos mbahet të premten dhe të pushojnë për festën e Bajramit.