Demaskohet propaganda LSDM-BDI

0

Aleanca për Shqiptarët përmes një komnikate për media thotë BE demaskoi propagandën e LSDM-së e BDI.

Dje, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian demaskoi gënjeshtrat njëvjeçare të pushtetit SDSM-BDI duke refuzuar për të dytën herë me radhë nën qeverisjen Zaev që të vendos pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Mungesa e një vendimi nga shtetet anëtarë të BE-së padyshim se është një lajm zhgënjyes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po i paguajnë shtrenjt dështimet e njëpasnjëshme të këtij pushteti. Por ky zhvillim ka qënë i pritur dhe i paralajmruar vazhdimisht nga Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi i fushatës propaganduese të pushtetit SDSM-BDI në qershorin e vitit të kaluar se vendi e ka fituar datë për hapje të negociatave.

Arsyet e refuzimit, qytetarët i kanë shumë të qarta. Ato kanë të bëjnë me dështimin total të pushtetit SDSM-BDI për të zbatuar reforma të mirëfillta për kthimin e shtetit të së drejtës, luftimin e korrupsionit dhe departizimin e administratës publike.

Këto dështime janë konfirmuar në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian i cili thekson se niveli i korrupsionit në vend mbetet shqetësues ndërsa gjyqësori dhe administrata publike vazhdojnë janë të kapura nga politika.

Pra, dihej fare mirë se shtetet anëtarë nuk do të pajtohen që t’i hapin dyert e BE-së një vendi i cili nuk dëshmon vullnetin politik për t’i zbatuar parimet themelore evropiane mbi shtetin e së drejtës. Para një jave, Ministri i Jashtëm holandez kishte theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me probleme serioze në shtetin e së drejtës dhe në luftimin e korrupsionit. Para Këshillit të Ministrave, qeveria franceze kishte theksuar se zgjerimi i BE-së bazohet në kritere rigoroze dhe në rezultatet e dëshmuara nga vendet kandidate, pa afate kohore të paracaktuara.

Në këto rrethana, konkluzionet e Këshillit refuzuan përkohësisht hapjen e negociatave dhe shtynë vendimin përfundimtar deri në vjeshtë. Marrë parasysh theksin e vënë në konkluzionet e Këshillit në adresimin e mangësive strukturore në fushën e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit si dhe reformën e administratës publike, nuk përjashtohet mundësia e një shtyerje të sërishme të vendimit të Këshillit të BE-së nëse nuk ndodh një ndryshim drastik në Maqedoninë e Veriut.

Pushteti SDSM-BDI i cili për një vit vazhdimisht i ka gënjyer qytetarët se vendi ka fituar datë për negociata me BE-në, është totalisht i deligjitimuar. Madje edhe më shqetësues është fakti se pushteti vazhdon të gënjejë paturpshëm duke e paraqitur refuzimin e djeshëm si një sukses, duke treguar kështu se nuk e ka vullnetin politik për të marrë vendime të guximshme për të kthyer shtetin e së drejtës në vend para afatit të ri të dhënë nga Këshilli i BE-së.

Më shumë se kurrë, zgjedhjet janë zgjidhja. Vetëm zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri vërtet reformiste dhe të çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI e cila do të fitojë hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

PRESS RELEASE FROM THE ALLIANCE FOR THE ALBANIANS
19/06/2019
EUROPEAN UNION EXPOSES SDSM-DUI PROPAGANDA: PRIME MINISTER ZAEV GETS HIS SECOND REFUSAL IN A ROW FOR THE OPENING OF NEGOTIATIONS

Yesterday, the Council of Ministers of the European Union exposed the one-year lies of SDSM-DUI ruling coalition, refusing for the second time in a row under Zaev’s rule the opening of negotiations for the accession of North Macedonia to the EU.

The lack of a decision by EU member states is undoubtedly frustrating news for citizens of North Macedonia who are paying a heavy price for the successive failures of this ruling coalition. However this development was expected and repeatedly warned by the Alliance for Albanians since the launch of the SDSM-DUI propaganda campaign in June last year that the country has gained a date for opening negotiations.

Citizens are very clear on the reasons for this refusal. They relate to the total failure of the SDSM-DUI ruling coalition to implement tangible reforms to reinstate the rule of law, fight corruption and depoliticise the public administration.

These failures are confirmed in the latest progress report of the European Commission, which states that the level of corruption in the country remains worrying, whereas the judiciary and public administration continue to remain captured by politics.

So it was expected that member states would not agree to open the doors of the EU to a country that does not demonstrate the political will to enforce the fundamental European principles on the rule of law. A week ago, the Dutch Foreign Minister had noted that North Macedonia continues to face serious problems in the rule of law and in fighting corruption. Prior to the Council of Ministers, the French government had emphasised that EU enlargement is based on rigorous criteria and proven results from candidate countries, without pre-established timetable.

In these circumstances, the Council conclusions temporarily refused to open negotiations and postponed the final decision until the fall. Given the emphasis placed in the Council conclusions on addressing structural deficiencies in the area of ​​rule of law, independence of the judiciary, combating corruption and the reform of public administration, a new postponement of the EU’s decision is not excluded unless a drastic change happens in North Macedonia.

The SDSM-DUI power which for a year has repeatedly lied to citizens that the country has won a date for negotiations with the EU, is totally deligitimised. Even more disturbing is the fact that the government continues to shamelessly lie by presenting yesterday’s refusal as a success, showing that it does not have the political will to make bold decisions to reinstate the state of the law before the new deadline provided by the Council of the EU.

More than ever, elections are the solution. Only new elections can bring a governement that is truly reformist and liberated from the VMRO-DUI regime mortgages, to win the opening negotiations for the country’s EU membership.