Despotovski: LSDM-së i duhet lider, jo treg

Picture of INA
INA

02/06/2024

Në interes të sigurimit të procedurës transparente për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së, te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të partisë dorëzova një propozim për plotësimin e dokumenteve gjatë kandidimit, informon Jovan Despotovski, anëtar i LSDM-së dhe drejtor aktual i Drejtorisë së ZZHIT.

“Me deklaratën e propozuar, secili nga kandidatët merr përsipër që në rast se nuk zgjidhet kryetar i LSDM-së, të mos pranojë asnjë post tjetër partiak në nivel qendror apo lokal. Mospranimi vlen edhe për pozitat në institucionet ku partia i emëron anëtarët e saj”, thekson Despotovski.
Ai thekson se pjesëmarrja në garën për kryetar të LSDM-së nuk duhet parë si një shans për të fituar kapital, i cili më pas do të “tregtohet” për një pozitë më të mirë në parti.

“Me këtë nismë çdo kandidat do të heqë dorë paraprakisht nga përdorimi i mbështetjes së marrë, d.m.th. kapitalin në tregtim dhe do ta vendosë të gjithë, pra do ta kthejë në dispozicion të plotë të partisë. Me këtë nismë kontribuojmë në kthimin e besimit të anëtarëve tanë në procesin zgjedhor dhe sigurojmë që fokusi të jetë në programet e kandidatëve dhe konceptin e punës”, thotë Despotovski.
Sipas tij, kryetari i LSDM-së duhet të jetë përgjegjës para anëtarëve dhe jo ndaj strukturave dhe grupeve të ndryshme lobuese. Ekipi i partisë duhet të ngrihet vertikalisht nga anëtarët sepse çdo garë brenda partisë do të thotë sukses dhe ngjitje në një shkallë, jo kalim në një rrugë horizontale.

“U bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar që të tregojnë përkushtimin e tyre për lojë të ndershme dhe integritet duke nënshkruar këtë deklaratë. Duke marrë këtë zotim, kandidatët do të demonstrojnë se i japin përparësi asaj që është në interesin më të mirë të njerëzve, anëtarëve tanë dhe shtetit mbi përfitimin personal, duke vendosur një shembull të fuqishëm të udhëheqjes etike. Kjo nismë nuk është vetëm premtim për lojë të ndershme, është përkushtim ndaj vlerave të socialdemokracisë për të cilat unë jam anëtar i LSDM-së”, thekson Despotovski.

Besoj, shton ai, se vetëm me veprime të tilla konkrete dhe të sinqerta do të tregojmë se e kemi kuptuar vërtet mesazhin dhe mund ta reformojmë partinë tonë dhe të vendosim një standard të ri për sjelljen politike.

TË FUNDIT
43 minuta
Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!
50 minuta
Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë
1 orë
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
1 orë
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
1 orë
Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

ME TE LEXUARA

2 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
1 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
21 orë
Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë
2 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 ditë
Kasami në takim me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së
21 orë
Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore…
2 orë
Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

LEXO MË SHUMË

Foto

Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!

shefii 2 (1)

Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

4a80d4fb-369e-4972-951f-6704aa84eccf

Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

IMG_3408

Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

Foto

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

policia-maqedonise-598x330

Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja

INFO

NA NDIQ