Detaje nga incidenti në “East Gate” në Shkup, dy të plagosur, mësohen emra

ina-online
ina-online

24/10/2023

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat me armë në Qendrën Tregtare “East Gate” në Shkup.

Dy të plagosur është bilanci i një incidenti me armë në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup.  Sipas një njoftimit të policisë, sot është raportuar se ka pasur të shtëna me armë në garazhin e kësaj  qendre tregtare, ku është shtënë ndaj dy personave, të cilët janë plagosur rëndë.

Rade Trajkovski  i njohur si Shtekli është personi ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri në garazhin e “East Gate”, përcjell INA. Ndërsa personi i dytë i plagosur është një mik i afërt i Shteklit, i cili është në gjendje rreziku për jetë, për shkak të plagëve të rënda. Ata para incidentit bashkërisht ishin në palestrën e kësaj qendre tregtare.

Emrat e dy personave të përfshirë në këtë incident lidhen edhe me vrasjen e futbollistit të ri, Martin Janushev, dhe me trukime të ndeshjeve të futbollit. Ky është incidenti i dytë me armë në këtë qendër tregtare, pas atij që ndodhi në gusht të këtij viti. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Artan Grubi Izet Mexhiti

Mexhiti: Artan Grubi po luan kumar me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë

billkasami

Kasami: Ta bëjmë edhe Maqedoninë shtet shqiptar

spital-804x380-696x329

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

IMG_6887

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

IMG_6886

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, ndërroi jetë vajza e ish-ministrit shqiptar

Spitali_tetove-780x470-2

Ndalohet një punonjëse në Spitalin e Tetovës, ka inçizuar pacientë në mënyrë të paautorizuar

fatmir-besimi2

Besimi: Përmbushja e marrëveshjes për kryeministër shqiptar është investim në një të ardhme të përbashkët

INFO

NA NDIQ