Detaje që zbulohen për herë të parë: Kështu ishte tentuar vrasja e Rugovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Janar, 2022

Besim Dajaku, ish truproja e presidentit Ibrahim Rugova u vra më 19 tetor të vitit 2001, në një atentat ku i vrarë mbeti edhe Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota sot”, si dhe u plagos Gani Geci, ish deputet i LDK-së.

E pak kush e di që edhe vëllai i Besimit, Xhevati, ishte truprojë e presidentit Rugova.

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, Xhevat Dajaku ka zbardhur detaje të padëgjuara më parë, kërcënimet, atentatet dhe sharjet që i drejtoheshin Rugovës.

Dajaku në intervistën e tij ka treguar edhe dy raste kur ishte tentuar të vritej Ibrahim Rugova, raste këto për të cilat nuk është dëgjuar më herët në publik.

Kundërshtarët e kanë dashur Rugovën të vdekur, mirëpo, eliminimi i tij drejtpërdrejt pa pasoja për atentatorin ka qenë i pamundshëm për shkak të trupës së sigurisë, prandaj dyshoj unë dhe jam mëse i sigurt se është provuar të kamuflohet vrasja në ndonjë kaos, si p.sh, në fushatën *Kundër Dhunës* që e kishte organizuar Kushner në atë kohë në Prishtinë, njashtu edhe në ditën që ishte paraparë të mbahej fushata parazgjedhore të zgjedhjeve të para komunale në qytetin e Klinës, ku në të dy rastet kishte reaguar vëllai ynë, Besim Dajaku, duke marrë vetiniciativë për ta larguar Presidentin nga vendi ku mund të ndodhte krimi”, ka thënë Dajaku në intervistën e dhënë për gazetën “Bota sot”.

Por si ishte tentuar vrasja e Ibrahim Rugovës në Prishtinë?

“Në Prishtinë gjatë fushatës “Kundër Dhunës dhe Për Tolerancë” disa truproja të Presidentit që kishin armë, bllokohen nga Policia e KFOR-it, sigurisht që dikush i ka nxitë për ta bërë këtë, dhe derisa e kanë bërë legjitimimin e tyre është formuar një kaos afër presidentit Rugova, dhe Besimi i ka vërejtur disa elemente të dyshimta, njerëz që kishin armë të ftohta (ose edhe tjera), të cilët kërkonin me ngulm që t’i afroheshin Presidentit, dhe menjëherë ka vepruar duke kapur Presidentin me njërën dorë duke e tërhequr dhe me tjetrën duke u përleshur me turmën “e organizuar” derisa kanë dalë në rrugë, dhe aty e ka ndalur një kombi – taxi, në të cilin kishte qenë pasagjere një zonjë, të cilës iu ka drejtuar që ta liroj taxin, se jemi me urgjencë, dhe në atë taxi e kishte futur Presidentin si me forcë, biles, pasi u ulëm në taxi, tregonte Besimi duke qeshur, Presidenti ishte goxha i shqetësuar në ato momente dhe me pyeti: Kush je ti?! Me pyeti si çuditshëm edhe pse isha gjatë gjithë kohës pranë tij e duke u përleshe me njerëz e duke e mbajte fort për krahu… e njeri nga kolegët, që hipi në taxi bashkë me ne, i tregoi se kush jam. Mbase Presidenti s’e kishte kuptuar fare se çfarë po tentohej të bëhej ndaj tij!… Sipas Besimit: Ishte 100 qind për qind i bindur se do te privohej Presidenti nga jeta dhe faji t’i mbetet turmës së “frustrune” gjoja, të vritej e të mos dihej se nga kush…”, tregon Dajaku.

Më tej, Dajaku në intervistë ka zbuluar se skenar i njëjtë ishte provuar edhe në qytetin e Klinës, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2000.

“Edhe në qytetin Klinës është bërë një kaos i tillë. Kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2000, në ditën e fushatës parazgjedhore të organizuar nga Dega e Lidhjes Demokratike, ishte koha kur pritej të mbaheshin zgjedhjet e para komunale pas luftës në Kosovë. Atë ditë kishte marrë pjesë edhe Presidenti Rugova, dhe akoma pa filluar programi, fillon rrëmuja. Mes simpatizantëve të LDK-së kishin hyrë individë të dyshimtë, të cilët fillojnë t’i godasin me sende të forta aktivistët e LDK-së, aty është hedhur edhe një granate dore, por për fat nuk është aktivizuar. Përmes këtij kaosi, ata “individë” të organizuar kishin arritur gati të gjithë njësitin e sigurisë ta largonin nga Presidenti, me qëllimin që t’i afrohen sa më lehtë atij. Dhe duke parë këtë Besimi, merr prapë vetiniciativë dhe nxjerrë revolen për ta hapur një korridor mes turmës, dhe bashkë me një koleg të tij (emri i të cilit nuk po me kujtohet) e tërheqin Presidentin, por në çastin kur e nxjerr revolen Besimi reagon Policia e UNMIK-ut dhe mundohen qe ta bllokojnë, sikur me pas marrëveshje me të “organizuarit”! Pastaj me shumë vështirësi arrisin ta fusin Rugovën në makinë, dhe kur i jep makinës Besimi për ta larguar Presidentin nga vendi i ngjarjes, disa individë nga turma hudhen mbi makinë, duke u munduar që ta pengonin me çdo kusht largimin e Rugovës nga aty, por megjithatë Besimi i jep makinës, i shkelë disa nga ata dhe e largon Presidentin nga vendi ku mund të ndodhte edhe më e keqja…”, ka deklaruar ish truporja e Ibrahim Rugovës, Xhevat Dajaku, intervistën e të cilit mund ta lexoni të plotë së shpejti në gazetën “Bota sot”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk mendoj të dorëhiqem nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

ariu rrugeve

Ariu endet rrugëve të Sarajevës (VIDEO)

real madrid manchester city

Man City-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Sudan-Afrike

Sulm ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, raportohet për 4 të vdekur

messi343

Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

fjoralba ponari zhaklina

Fjoralba del kundër Zhaklinës dhe thënieve të saj në Beograd

INFO

NA NDIQ