Detaje rreth shpërthimeve në urat kryesore midis Krimesë dhe pjesëve të tjera të Ukrainës nën kontrollin rus

INA
INA

7 Gusht, 2023

Disa shpërthime kanë goditur urat kryesore rrugore që lidhin Krimenë e pushtuar me pjesë të rajonit Kherson nën kontrollin rus, thonë autoritetet ruse, ndërsa Ukraina përshkallëzon sulmet ndaj infrastrukturës dhe territorit rus.

Sipas mediave të huaja, shpërthimet erdhën në të njëjtën ditë kur kryebashkiaku i Moskës tha se një dron ishte rrëzuar duke iu afruar qytetit dhe menjëherë pasi Ukraina goditi një nga cisternat më të mëdha të naftës ruse me një dron detar, si dhe duke kryer një sulm në një bazë të madhe detare.

Ushtruesi i detyrës së kreut të rajonit Kherson, Vladimir Saldo, i emëruar nga Rusia, thotë se raketat që goditën dy ura në Krime të dielën ishin të gjitha Storm Shadows, një raketë me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga ajri, që i është ofruar Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas Saldo, dy urat përdoreshin nga trafiku civil dhe jo ushtarak.

Kështu, një çarje në një tubacion gazi që kalonte përgjatë urës kishte ndërprerë furnizimet për 20,000 banorë të qytetit të Henichesk në Kherson.

Ai shtoi se askush nuk u lëndua dhe ura do të rihapet për trafik deri në fund të ditës.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një bombë ajrore ruse goditi një qendër transfuzioni gjaku në rajonin e Kharkiv të shtunën.

Ai shtoi se ka të vdekur dhe të plagosur pa dhënë ndonjë shifër konkrete.

Një valë e re e raketave ruse goditi gjithashtu vende në të gjithë Ukrainën gjatë natës, shumica e të cilave u rrëzuan.

Sulmet ukrainase brenda Rusisë dhe territorit të kontrolluar nga Rusia janë një tipar gjithnjë e më i zakonshëm i luftës.

Dhe Ukraina u zotua të shtunën se do të ketë më shumë sulme të tilla ndaj anijeve ruse dhe urës së Krimesë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-zelensky

Ukraina dhe SHBA do të fillojnë prodhimin e përbashkët të armëve

Zelenski

Zelensky kthehet nga SHBA me “325 milionë” dollarë

tanku

Ukraina merr dhjetë tanke suedeze Stridsvagn 122

escobar eskobar gabriel

​Escobar: Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie të Miroslav Lajçak

biden-zelensky

Çfarë përfshin paketa e ndihmës e ShBA-së për Ukrainën?

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Armenia Azerbejxhan-Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

INFO

NA NDIQ