Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër/Xhaxhai dhe nipi po luanin me çifte, prindërit e të miturit…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 12-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Gazetari Mirsad Rrakaj, ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se

Policia ka njoftuar se i mituri ka ndërruar jetë në orën 22:15 minuta, teksa është qëlluar aksidentalisht me çifte.

‘Ai ka qenë duke luajtuar me armën, kur është shkrepur aksidentalisht nga xhaxhai, i cili po luante me armën me nipin.

Ky i fundit është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat. Është sekuestruar edhe arma.

Në ato momente në banesë kanë qenë edhe prindërit e fëmijës. Nuk dihet ende nëse në dhomë kanë qenë të vetëm apo të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e të miturit”, u shpreh ai.