Detaje të reja mbi vrasjen e trefishtë, dhëndri që acarohej shpejt

0

Zbulohen të tjera të dhëna mbi fatkeqësinë që i trokiti familjes Mata ditën e sotme: burrë e grua vrarë nga dhëndri i tyre dhe ky i fundit, që vrau edhe veten.

Vajza e shtëpisë, Nevila Mata, sociologe, që punonte në OJQ të ndryshme në Tiranë, ishte martuar prej disa vitesh me autorin e krimit, Majlind Lalën dhe kishte me të një fëmijë të mitur 5 vjeçar.

Nevila gëzonte reputacion shumë të mirë në shoqëri, ndryshe nga i shoqi që njihej si problematik dhe acarohej shpejt.

Nevila, bashkëshortja e autorit të krimit, me të cilin kishte fëmijë, por nuk dihet nëse ishin të celebruar ligjërisht, ka qënë një farë kohe në Suedi së bashku me të. Por, nuk është kthyer prej atje me të shoqin dhe ka dyshime se ky mund të ketë qenë konflikti që çoi në vrasje.

Dhëndri, pasi qëlloi vhehrrin dhe vjehrrën e tij, goditi veten me thikë dhe u hodh poshtë nga ballkoni. Nuk vdiq në vend, por në Spitalin e Traumës, ku e dërguan me shpejtësi.