Detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj: 18 vjeçarja ra nga ndërtesa duke tentuar ta shpëtoj motrën e saj 15 vjeçare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/01/2023

Vajzat që ranë mbrëmë nga kati i katërt i një objekti banesor në Ferizaj janë motra mes vete.Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti në polici është hapur si vetëvrasje, ndërsa 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare e cila pas plagëve të marra ka vdekur.

Vajza 18-vjeçare e cila kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj të mitur po trajtohet në QKUK dhe e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.Këto informacione i dha zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rasti është hapur si vetëvrasje. E ndjera ka tentu me kërcy, në përpjekje për ta shpëtu motra tjetër kanë rënë të dyjat”, tha ai.
Për këtë rast policia është njoftuar mbrëmë rreth orës 21:35.

“Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor dhe të njëjtat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”.Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi Veseli.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Screenshot_2024-04-17-10-29-00-629_com.android.chrome-edit

Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Foto: Ilustrim

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

INFO

NA NDIQ