Detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumet në Tiranë do rriten deri në 78%

INA
INA

17 Gusht, 2023

Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për parkimet e mbyllura dhe bodrumet do të rriten nga 2 deri në 78% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Me taksimin e ri për ndërtesat në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës. Vlera e tyre llogaritet sa 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

Sipas llogaritjeve të Monitor, pronari i garazhit apo bodrumit me sipërfaqe 50 m2 në zonën kadastrale 1/2 ( përfshin zonat nga Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk) më përpara paguante në vit 5,460 lekë në vit. Me rritjen e çmimit fiskal të zonës pronari i garazhit do të paguajë 6,804 lekë taksë në vit. Pagesat i shtohen në vlerë 1,344 lekë në vit apo rreth 25%.

Rritja më e ulët e pagesave vjetore të taksës së ndërtesës për garazhet dhe bodrumet do të jenë në zonën fiskale 2/1 (përkon me zonat Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”), ku çmimet e referencës nga 187,000 lekë për metër katror arritën në 202,400 lekë për metër katror (rritja 8%). Një pronar bodrumi apo garazhi në këtë zonë me sipërfaqe 50 m2 nga 13,090 lekë që paguante në vit do të paguajë 14,168 lekë (rritja 2%).

Ndërsa rritja më e lartë e pagesave do të jetë në zonën kadastrale 7/4 (Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht). Pagesat vjetore për taksën e ndërtesës parkim i mbyllur apo bodrum nga 4,550 do të arrijnë në 8,001 lekë. Detyrimi rritet 78%.

Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit apo edhe njësitë tregtare erdhi pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

Me ndryshimet e fundit u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Çmimet e referencës mbetën të pandryshuara për rrethet.

Në Tiranë çmimet referuese u rritën nga 5 deri në 76%. Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror.

Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%). Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mepso

Pezullohet kompania diskutabile, MEPSO-s i merrte energjinë elektrike pa e paguar

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

INFO

NA NDIQ