Dezinformata në mediat maqedonase për aktgjykimin për vrasjen e vajzës në Ferizaj dy vite më parë

ina-online
ina-online

5 Gusht, 2023

Shkruan: PETRIT SARAÇINI

Më 4 gusht 2023, më tepër portale në gjuhën maqedonase dezinformuan për aktgjykimin e publikuar të Gjykatës Themelore në Ferizaj në Kosovë, për vrasjen brutale të një vajze të ndodhur dy vite më parë, më 21-22 gusht 2021.

laplaza
 

Skrinshot nga Fejsbuk faqja e portalit Makefaks

Së pari, është dezinformatë se vrasja ka ndodhur në Serbi, apo në jug të Serbisë. Ferizaji është qytet në Kosovë, jo në Serbi.

Së dyti, është dezinformatë se vrasësit janë shtetas të Shqipërisë. Ata janë banorë të Kosovës.

Së treti, është dezinformatë se vajza e vrarë është serbe – ajo është shqiptare nga Kosova.

 

Skrinshot nga ueb-faqja e portalit Infomaks

Kjo tragjedi u raportua gjerësisht në mediat në gjuhën shqipe dhe ishte një temë e nxehtë në opinionin publik në vitin 2021, kur ndodhën disa raste të vrasjeve dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave. Vajza ishte në lidhje jashtëmartesore me një nga vrasësit, përndryshe autor edhe i krimeve të tjera, e në vrasjen e ka ndihmuar shoku i tij. Gjykata e dënoi vraësin me burgim të përjetshëm, ndërsa ndihmësin e tij me 15 vite burg.

Këto janë faktet që duhet të jenë pjesë e titujve dhe që do të duhej t’i hulumtonin gazetarët profesionistë. Fatkeqësisht, shumë media maqedonase nuk e bënë këtë, por publikuan tituj që përhapin dezinformata, shkelin Kodin e Gazetarëve duke bërë një sensacion nga një ngjarje tragjike e dy viteve më parë, e bile edhe duke manipuluar dhe nxitur mllef dhe jotolerancë ndëretnike.

 

Tekste të mediave maqedonase me dezinformata për aktgjykimin e Gjykatës në Ferizaj të Kosovës 

Bile edhe ata që korrigjuan tekstet nuk e bënë ashtu siç e kërkon standardi profesional, me një KORRIGJIM dhe një KËRKIM FALJEJE nga lexuesit, por fshehtazi, duke korrigjuar dhe përmirësuar vetëm titujt në ueb-faqe dhe disa rreshta të botimeve, pa e informuar për gabimet publikun që tashmë kishte lexuar informata të pasakta.

Ndoshta disa prej tyre kanë bërë gabime të paqëllimshme, kjo ndodh. Por atyre që vazhdimisht përdorin tragjedi dhe ngarje të tilla për të fituar klikime, për të ndërtuar lexueshmëri të postimet duke shpresuar për komente nga njerëz të nxehur dhe për të nxitur tensione – u qoftë për nder. Nëse e kanë fare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ