DFB vendos për të ardhmen e Low te Gjermania

0

Humbja 6-0 e Gjermanisë në ndeshjen e luajtur ndaj Spanjës më datë 17 nëntor, takim për llogari të Nations League, shkaktoi kritika të shumta ndaj trajnerit të “Pancerave”.

Sot u mbajt një mbledhje në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), aty ku u diskutua për të ardhmen e trajnerit 60-vjeçar, i cili drejton Gjermaninë prej vitit 2006.

Në fund u vendos që Low t’i jepet besimi i duhur për të vazhduar përpara. “Një humbje nuk mund të hedhë poshtë gjithë punë e mirë që është bërë“, lexohet në komunikatën e DFB.

Fokusi është përqendruar te Euro 2021, kompeticion që Gjermania e ka si objektiv ta fitojë dhe do të japë gjithçka për t’ia dalë.

“Low do të marrë masat e duhura për të zhvilluar një Europian të madh dhe për të përgatitur sa më mirë kombëtaren për Botërorin Katar 2022 dhe Euro 2024“, shkruan DFB.