Dhëndri i Trump investim në Sazan, ja si reagon Rama

ina-online
ina-online

17/03/2024

Ambicien e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në hoteleri me 5 yje në Sazan, për kryeministrin Edi Rama nuk do të thotë as pazare për të prishur zonat e mbrojtura dhe as shitje të pronës.

Rama tha se investimet nga kompanitë prestigjioze e kthejnë vendin në një xhevahir të kurorës së turizmit në Mesdhe.

Duke sqaruar se në Sazan nuk ka pasur kurrë zona të mbrojtura, Rama shtoi se kompania e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore të UNESC-s.

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar për dy projekte të rëndësishme në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Maqedoninë dhe Malin e Zi për investimet e huaja në turizëm si shembuj të paarritshëm, sot flasin për rrezikun për rrezikun që i kanoset Sazanit, nga kthimi në një xhevahire të kurorës së turizmit në Mesdhe. Delirojnë për zonë të mbrojtur që s’ka qenë e mbrojtur kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës dhe zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Është forma më prestigjioze e hotele reisë në botë. Ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore të UNESC-s. Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2030 nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që formësohet me plane konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për mbrojtjen e natyrës shqiptare e dimë shumë mirë se kush e shkatërroi, shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Sot vetëm brand-i spanjoll Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit. Jo nuk po i shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte”, tha Rama.

/rtsh.al/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ