Dhimbje koke e padurueshme? Thuajini jo ilaçeve dhe përdorni këto mënyra

0

Nëse vuani nga simptoma të tilla si, lodhje, dhimbje koke të vazhdueshme ose migrenë, ka arsye të caktuara pse truri juaj nuk mund të marrë gjak mjaftueshëm, nga stresi dhe presioni i lartë i gjakut deri në mpiksjen e gjakut.
Injorimi i shenjave të qarkullimit të dobët të gjakut mund të çojë edhe në hypoxia, një gjendje ku qelizat e trurit tuaj fillojnë të vdesin sepse nuk janë duke marrë elemente të mjaftueshme për të punuar si duhet. Ka disa mënyra për ta lehtësuar dhimbjen dhe stresin dhe këto janë:
1-Aktiviteti fizik: Në përgjithësi, të gjitha aktivitetet aerobike kanë efekte pozitive në rrjedhën e gjakut në tru, kështu që ju mund të zgjidhni të bëni diçka si noti, xhiro më biçikletë, valle ose të bëni yoga në ajër të pastër. Të gjitha këto do të jenë të dobishme për shëndetin tuaj, transmeton living.al.
2-Streçing për muskujt: Stretching jo vetëm që përmirëson qarkullimin e përgjithshëm në trupin tuaj duke parandaluar ngurtësinë në kyçet dhe muskujt tuaj, por gjithashtu ndihmon trurin të marrë më shumë oksigjen dhe elemente të tjerë thelbësorë për të punuar si duhet.
3-Meditimi: Sipas disa studimeve, meditimi në të vërtetë mund të ofrojë shumë përfitime për trurit. Për shembull, nëse praktikoni një meditim për 12 minuta në ditë, ndoshta do të vëreni se mendja juaj sdo të jetë më e qartë, kujtesa juaj do të përmirësuar dhe gjendja mendore do të bëhet më e qëndrueshme.
4-Mos u frikësoni nga uji I ftohtë: Përveç se mund të lani duart dhe këmbët me ujë të ftohtë, çdo ditë mund të filloni gjithashtu të bëni dush të ftohtë. Pa dyshim, në fillim mund të jetë pak e padurueshme, por për efektet që do t’ju japin me siguri ia vlejnë.
5-Përdorimi I çamçakëzit: Rezulton se çamçakëzi mund të rrisë rrjedhën e gjakut në trurin tuaj me 25% -40% dhe të përmirësojë performancën tuaj njohëse dhe funksionin e trurit duke rritur furnizimin e tij me oksigjen. Lëvizja e përtypjes stimulon nervat dhe zonat në tru që shoqërohen me zgjimin, kështu që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të zgjuar gjatë ditës.