Dhimbje ulëritëse në familjen shqiptare

0

“Nuk e falim kurrë një akt të tillë. Ai njeri i dehur i shkatërroi jetën djalin tonë përgjithmonë. Përgjigja e vetme është burgu!”

Ka dhimbje dhe zemërim, në fjalën e prindit të foshnjes shqiptare 15 muajshme që u godit rëndë nga një kamion pak pas orës 17:00 në qëndër të Marostica, Itali, shkruan sot shtypi italian. Fajtori ishte një 58-vjeçar nga Thuiene, me sa duket i dehur.Babai dhe mamaja e vogëlushit nuk gjejnë qetësi. “Asnjë hakmarrje, – thanë ata, – por drejtësi, po! Këtë duam. Drejtësi të vërtetë, të ashpër, ashtu siç duhet të jetë ndaj atij që shkatërron të ardhmen e një foshnjeje.”“Për më tepër, ne jemi shqiptarë, kemi vite që jetojmë në Marostica dhe kemi shumë miq, por në këto momente ne pyesim veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte e kundërta, sikur fajtorët të ishim ne. ndaj, edhe për këtë arsye nuk mund të falim.”

Ndërkohë, mjekët në spitalin e Padova, ku i vogli është shkruar që nga e premtja, ende nuk kanë dhënë prognozën. Foshnjës i kanë prerë këmbën e djathtë dhe ka plagë në të gjithë trupin. Për një rikuperim të kënaqshëm, me siguri do të duhen shumë vite.