Dhjetëra deputetë rus kërkojnë dorëheqjen e Putinit, a po shembet “Perandoria” e tij?!

Deputetët komunalë nga 18 rrethe në Moskë dhe Shën Petersburg kanë nënshkruar një deklaratë publike përmes së cilës kërkojnë që presidenti rus, Vladimir Putin të japë dorëheqjen.

“Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e Presidentit Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putinit nga posti i Presidentit të Federatës Ruse!”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë, raporton The Guarduan.

“Është e vështirë të flasësh publikisht për shkak të represionit. Prandaj, ne dolëm me një tekst kaq konciz, ” tha deputetja komunale e rrethit Semenovsky të Shën Petersburgut për The Insider .

“Deputetët ende nuk e kanë të ndaluar të kenë mendim. Dhe gjithashtu nuk është e ndaluar të flitet për dorëheqjen e presidentit. Ai nuk është monark, por punëtor, merr rrogë nga taksat tona. Funksioni ynë është të përfaqësojmë interesat e popullit dhe ne shohim që populli nuk është i kënaqur. Dhe populli ynë është burimi i pushtetit sipas Kushtetutës. Unë personalisht nuk i kuptoj motivet e veprimeve të Vladimir Putin. Unë mendoj se ju nuk mund të jeni në pushtet për kaq gjatë”, ka thënë deputetja e rrethit Semenovsky, shkruan abcnews.al.