Dhuna në shkolla në përmasa shqetësuese, 45 për qind e nxënësve miratojnë atë

INA
INA

19/12/2023

45% e nxënësve të vendit konsiderojnë se është në rregull që dikush t’i godasë apo të godasin dikë, ndërsa 36% e nxënësve rregullisht i zgjidhin mosmarrëveshjet me dhunë fizike. Vetëm 29,6 % e nxënësve kanë thënë se ndjehen të sigurt në shkollë, 14 % e nxënësve muajin e kaluar kanë qenë viktimë e dhunës në shkollë ndërsa rreth 10% e nxënësve janë detyruar të përdorin dhunë.

Sipas drejtuesit të Koalicionit të Organizatave Rinore “TANI” këto fakte tregojnë se dhuna është e pranishme brenda shkollave ndërmjet nxënësve dhe në mënyrë intensivë ka dhunë e sidomos dhuna ndërmjet moshatarëve.

“Këto fakte tregojnë se gjithçka që duhet të bëhet është që të përfshihen dhe të angazhohen të gjithë palët e prekura, të gjitha subjektet në shkolla, të gjitha shërbimet profesionale dhe stafi mësimor dhe mbi të gjitha nxënësit dhe organizatat e nxënësve në drejtim të parandalimit të dhunës e cila po ndodhë në shkolla”, tha Zoran Ilievski – drejtor ekzekutiv nga koalicioni i organizatave rinore “tani”, tha Zoran Ilievski – drejtor ekzekutiv nga koalicioni i organizatave rinore “Tani”.

Përveç dhunës fizike po ashtu edhe mënyra më e shpeshtë e dhunës ndërmjet të rinjve është edhe dhuna e cila njihet si “Cyberbullying” apo “Bullingu kibernetik” thonë nxënësit.

“Shpesh kemi hasur ankesa kundrejt llojeve të ndryshme të dhunës të cilat ceken neper shkollat e mesme në të gjithë RMV-në, si dhunë fizike, dhunë verbale, bulling kibernetik dhe lloje të ndryshme të cilat ndodhin neper shkolla, konkretisht nuk kam hasur në ndonjë lloj të dhunës por kam qenë prezent në diskutime të bashkë moshatareve kur kanë shprehur ankesat e tyre ndaj dhunës të cilën e kanë përjetuar”, u shpreh Anila Shullani – nga unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

“Ka forma të ndryshme të dhunës, dhuna fizike është ajo që unë kam qenë dëshmitarë në shkollat fillore, në shkollat e mesme është më e ngritur vetëdija tek nxënësit dhe mendoj se dhuna fizike është më pak prezentë por dhuna verbale, diskriminimi janë më të pranishme por edhe me zhvillimin e mediumeve sociale mendoj se të rinjtë ndjehen më të lirë që të shprehin dhunë duke komentuar dhe fjalë negative”, tha Jana Nikolovska, nxënëse.

Fokusi kryesor i këtij panel diskutimi ishte nevojat dhe sfidat e shkollave në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të formave të ndryshme të dhunës ku në këtë panel diskutimi morën pjesë mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat fillore dhe të mesme, institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe nxënës. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-Arsimit

MASH: Nga e hëna pagesa e subvencionimit të racionit për studentë në bazë javore

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë Kuvendi dhe Qeveria

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

shkolla nerove

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

xhelal xheladini

Ndërroi jetë këngëtari kumanovar i hiteve të mëdha Xhelal Xheladini

Kurani

Në Shqipëri restaurohet Kurani 100-vjeçar

100-denar

MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Emocionohet rektori i UT-së: Qytetarët lëshonin shtëpitë e tyre të fillon mësimi, nuk i ndalonte asgjë studentët..

anila aliu

23-vjeçarja shqiptare “pushton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jam shumë krenare

INFO

NA NDIQ