Dhunë familjare në Shkup, masë paraburgimi për një 32-vjeçar për sulm të rëndë ndaj partneres

Picture of INA
INA

16/10/2024

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 32-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 14 tetor, i dyshuari me paramendim ka lënduar rëndë partneren e tij jashtëmartesore duke ushtruar dhunë në familje, transmeton Portalb.mk.

“Të dy po ktheheshin në shtëpinë e tyre me një taksi kur mes tyre filloi një debat verbal. Në momentin kur kanë ardhur afër shtëpisë, i dyshuari e ka kapur viktimën për flokësh, e ka nxjerrë nga taksia dhe e ka goditur me kokë në ballë, duke i çarë arkadën e majtë. Më pas ka vazhduar ta godasë në hundë, nofull, stomak dhe shpinë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore – fraktura dhe gjakderdhje”, thonë nga Prokuroria.

Sipas vlerësimit të prokurorit publik, në ngjarjen konkrete penalo-juridike janë plotësuar supozimet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit – rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së dhunës në familje ndaj të dëmtuarës. Për këto arsye, prokuroria ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Lufta në Ukrainë/ Ish-komandanti i NATO-s parashikon përfundimin, ja plani që do negociohet…

Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet – Alternativa fillon takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit

Banorët e Kërçovës po plaken duke pritur ndërtimin e Spitalit që filloi para 39 viteve

Edward Joseph: Raportet e kryeministrit Albin Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Osmani në takim me kryeministrin e Luksemburgut, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË