Dhunohen nga kontrabandistët emigrantët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoni!

INA
INA

09/05/2023

Kontrabandistët u kërkojnë emigrantëve shuma të larta për kalimin tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, por shpeshherë ata edhe i dhunojnë fizikisht. Situata është më tragjike për ata emigrantë që kanë pësuar aksidente trafiku teksa kontrabandistët po iknin nga policia, duke humbur krahët apo këmbët. Vetëm një numër i vogël migrantësh kanë kërkuar azil në vend, por shumica e tyre e bënë këtë pikërisht për shkak të lëndimeve të rënda që morën nga aksidentet, shkruan PRESSonline.al

Një numër i madh i migrantëve apo refugjatëve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut janë viktima të dhunës nga kontrabandistët, por edhe të presionit psikologjik dhe financiar, paralajmëron Kryqi i Kuq.

Sipas organizatës, kontrabandistët i ngarkojnë emigrantët nga 800 deri në 1000 euro për t’i transportuar nga kufiri jugor në atë verior të vendit, por shpesh ata i dhunojnë fizikisht. Të shumta janë rastet e rrahjes së emigrantëve, por edhe të atyre që përfundojnë me lëndime të rënda në aksidente trafiku.

“Ne hasim shumë dhunë në terren. Ne hasim njerëz që janë rrahur dhe që kanë pësuar lëndime të rënda, kanë humbur krahët ose këmbët, për shembull në aksidente. Këta njerëz vuajnë shumë. Përveçse financiarisht, ata janë nën presion të madh psikologjik nga kontrabandistët. Ne ndihmojmë me aq sa mundemi, por është shumë e trishtueshme të shohësh”, ka deklaruar për REL, Susana Tuneva-Paunovska – sekretare e Kryqit të Kuq, përcjell PRESSonline.al

Ndër viktimat e fundit të kontrabandës ishte një vajzë e re e cila humbi jetën në vend në muajin prill, në një incident në afërsi të kazermës së Gjevgjelisë. Një polic maqedonas qëlloi emigranten, ndërsa polici kontrollonte dy automjete të pasagjerëve me tetë emigrantë të cilët filluan të ikin. “Emigrantët kanë sulmuar njërin nga policët dhe kanë tentuar t’ia marrin armën, pas së cilës arma ka qëlluar dhe ka goditur vajzën”, ka thënë MPB. Kontrabandistët janë në paraburgim, ndërsa Prokuroria po heton rastin.

Maqedonia e Veriut është pjesë e të ashtuquajturës rrugë ballkanike, përmes së cilës kalojnë migrantët dhe refugjatët nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Sipas disa vlerësimeve, mbi një milion njerëz e kaluan nëpër Maqedoninë e Veriut në periudhë 7-vjeçare.

Megjithatë, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, vetëm 13 emigrantë kanë marrë azil në vend që nga viti 2015, gjë që tregon se Maqedonia e veriut nuk është destinacioni përfundimtar i emigrantëve.

Këta 13 emigrantë qëndruan në Maqedoninë e Veriut pikërisht për shkak të lëndimeve të rënda që pësuan gjatë tranzitit, siç është humbja e gjymtyrëve, thonë të dhënat e Kryqit të Kuq. Ata duhej t’i nënshtroheshin një operacioni dhe për këtë arsye vendosën të kërkonin azil, në mënyrë që të kishin akses në kujdesin shëndetësor dhe programet e integrimit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Mickoski kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët na dënuan

inbound5274883598291663641

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Zgjedhjet_Bullgariw

Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit

vlora citaku

Çitaku për zgjedhjet në Maqedoni: Kurti mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

inbound5715045676605177490

Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

inbound1052944244095493198

Çfarë thonë liderët e partive kryesore për zgjedhjet e 8 majit

zejdi tubim

Zejd flet për ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

INFO

NA NDIQ