Dhunoi ish- bashkëshorten, arrestohet elbasanlliu

Policia e Elbasanit vuri në pranga shtetasin Albert Çehu, 51 vjeç pasi ky i fundit është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij, L. H për dhunë fizike dhe psikologjike.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen “Dyli Haxhire” për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe”, bën të ditur policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.