Di Maria kërcënohet sërish nga narko-mafiozët e vendlindjes: Mezi po të presim në Rosario…

Picture of ina-online
ina-online

01/06/2024

Angel Di Maria ka përfunduar sërish në shënjestër të mafiozëve. Siç raporton gazeta argjentinase “Cronica”, ylli i Benfica u kërcënua sërish nga disa anëtarë të krimit të organizuar në Rosario, vendlindja e tij.

Në fakt, të mërkurën, dy persona me kapuç në kokë, hipur mbi një motoçikletë, arritën në një stacion shërbimi në jug të qytetit dhe më pas hapën zjarr me qëllimin për të mbjellë terror mes njerëzve. Teksa po arratiseshin, ata lanë pas një shënim drejtuar ish-lojtarit 36-vjeçar të Juventusit dhe Real Madridit: “Di Maria, mezi po të presim në Rosario”.

Një episod shumë i ngjashëm kishte ndodhur vetëm pak muaj më parë, kur një mesazh frikësues u la jashtë shtëpisë së familjes së Di Maria në fshat, ku argjentinasi qëndron zakonisht kur kthehet në atdheun e tij: “Thuajini djalit tuaj Angel që të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërt do të vrasim një anëtar të familjes së tij”. Ky ishte kërcënimi i tmerrshëm që familjarët morën në atë kohë.

Kontrata e Di Maria me Benfica skadon më 30 qershor dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt. Muajt e fundit është folur vazhdimisht për rikthimin e tij në Amerikë, për të luajtur në atdheun e tij ose në MLS, por këto episode sigurisht që nuk do ta ndihmojnë atë të marrë një vendim me qetësi.

TË FUNDIT
33 minuta
Spanja e para, kombinimet e Grupit B, Shqipëria “e dënuar” të mposhtë iberikët
3 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
3 orë
KOMENTI I GUXIMSHËM DHE I SINQERTË I NJË VAJZE SERBE
4 orë
Arsenali vihet në kërkim të transferimit të parë të verës – bën ofertë zyrtare për yllin e Euro 2024
4 orë
Fillon Copa America, Argjentina e nis mbrojtjen e titullin me fitore ndaj Kanadasë

ME TE LEXUARA

4 orë
Arsenali vihet në kërkim të transferimit të parë të verës – bën ofertë zyrtare për yllin e Euro 2024
1 ditë
Xherdan Shaqiri futet në histori dhe bëhet futbollisti i vetëm Europian
21 orë
Italia dhe Spanja do të përballen për herë të 41-të
3 orë
KOMENTI I GUXIMSHËM DHE I SINQERTË I NJË VAJZE SERBE
1 ditë
Spanjë – Itali, ndeshja kryesore e ditës në ‘Euro 2024’
21 orë
Gliha ofendon rëndë lojtarët e Shqipërisë: Është traditë shqiptare, e nisin fort por më pas u mbaron benzina

LEXO MË SHUMË

nedim bajrami

Spanja e para, kombinimet e Grupit B, Shqipëria “e dënuar” të mposhtë iberikët

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

FB_IMG_1718953575861

KOMENTI I GUXIMSHËM DHE I SINQERTË I NJË VAJZE SERBE

arsenal

Arsenali vihet në kërkim të transferimit të parë të verës – bën ofertë zyrtare për yllin e Euro 2024

mesi-argentina

Fillon Copa America, Argjentina e nis mbrojtjen e titullin me fitore ndaj Kanadasë

roberto baggio

Roberto Baggio rrahet dhe mbahet peng së bashku me familjen në vilën e tij

IMG_3399

UEFA hap hetim disiplinor për Mrilind Dakun

spanja

Spanja kalon në epërsi me autogolin e Calafiorit

mirlind daku

Daku kërkon falje për fyerjet ndaj maqedonasve e serbëve

INFO

NA NDIQ