Diabetikët në hall për insulinën e duhur, shoqatat alarmojnë, ministria thotë gjithçka në rregull

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2024

Naser Pajaziti

Hanifja nga Kumanova është një grua e re 40 vjeçare e cila ka disa vite që po vuan nga diabeti. Ajo nuk dëshiron të bëj publik identitetin e saj, sepse nuk dëshiron ta ndaj dhimbjen e saj që vuan me këtë sëmundje që e ka kapluar.
Ajo thotë se po bashkëjeton me sëmundjen e diabetit dhe sfidat për shëndetin çdo ditë po bëhen më të mëdha për të për shkak të mungesës së ilaçeve jetësore si insulina.

Pikërisht për mungesën e insulinës “Ryzodeg” që shpesh ndodh që të mos e siguroj këtë ilaç që i mungon Spitalit të Kumanovës. Në këtë spital në fillim të muajit shkurt ajo thotë se është ballafaqu me mungesën e këtij ilaçi dhe se asaj, dhe pacientëve të tjerë i janë dhënë ilaçe tjera si zëvendësim, por që nuk janë të përshtatshme dhe nuk arrijnë të stabilizojnë nivelin e glukozës në gjak. Ajo thotë se ilaçet zëvendësuese shpesh krijojnë edhe reaksione alergjie.

“Po është problem insulina zëvendësuese që shpesh është Novomiks. Ajo nuk e mban nën kontroll sheqerin sepse shkon në 13-16”, thotë ajo, duke bërë thirrje për ndihmë.

Shumë pacient sikur Hanifja thonë se shpesh po i ndodhë që të përballen me këto vështirësi që po rrezikojnë jetën e tyre.
Pacientët me diabet theksojnë se ka ndodhur që shpesh me paratë e tyre duhet të blejnë shirita për matjen e insulinës, dhe përballen edhe me mungesë të gjilpëra për insulinë nëpër farmaci.

“Gjitha këto harxhime nuk na mbulon shteti, sepse detyrohemi me i ble privat. Çka të bëjmë, edhe ashtu po përballemi me krizë ekonomike dhe rroga të ulta ,dhe kjo është një ngarkesë shtesë për ne në këtë periudhë kur çmimet janë rritur tejmase. Shpesh ndodhë që ato para që i marrim si pension na shkojnë për shirita”, thekson Svetlana nga Kumanova, paciente që vuan nga kjo sëmundje.

Spitali i Kumanovës, ambulanta për diabet

Shoqatat e diabetikëve shprehin shqetësime

Dime Velev, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve thotë për INA se me vëmendje të veçantë po monitorojnë situatën e tillë shqetësuese dhe vazhdimisht po informohen për disponueshmërinë e terapisë për personat me diabet me terapi me insulinë.

“Fatkeqësisht, sërish po përjetojmë mungesë të insulinës, për të cilën vazhdimisht kërkojmë përgjigje në Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku morëm një përgjigje zyrtare se për shkak të riauditimit të sasive të Ryzodeg në përputhje me sasitë e parashikuara në zbatimin e tenderit aktual, vetëm sasitë e mbetura ndahen me numër, për të gjithë pacientët e tjerë duhet të konsultohen me specialistët e tyre – onokrinologë/diabetologë dhe së bashku të bëjnë zgjedhjen e duhur për zëvendësimin e terapisë me insulinë”, thekson Velev.

Ai thotë se ka mungesë edhe të terapisë Ozempik dhe Rybelsus, dhe se për këtë kanë kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigjen e së cilës, për momentin nuk e kemi menduar se është reale.

“Ne kemi vazhduar konsultimin me. kompanitë, informacionet tona thonë se ka terapi, për të gjithë pacientët ekzistues deri në nënshkrimin e kontratës së prokurimit dhe sasive të planifikuara shtesë, por fatkeqësisht jo të gjithë e marrin në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë”, nënvizoi Velev.

Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve (SZDM) thekson se situata aktuale vetëm sa konfirmon kërkesat e tyre të kahershme për ndryshime në modelin e disponueshmërisë së terapisë dhe ndihmave me një treg të hapur dhe futjen e çmimeve të referencës.
“Ne duam të rrisim seriozisht cilësinë e jetës së personave me diabet, me masa dhe aktivitete specifike nga shteti. Ndaj apelojmë që Ministria e Shëndetësisë të shoh seriozisht këtë problematikë dhe të veprojë në mënyrë transparente”, theksuan nga kjo shoqatë.

Dime Velev, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve

Ministrat vazhdimisht po ndërron, por nuk ka zgjidhje afatgjate

Ministria e Shëndetësisë së fundi që po përballet me ndërrimin e ministrave zotohet se të gjithë pacientët do të marrin terapinë e nevojshme me insulinë.

Lidhur me insulinën “Ryzodeg” kanë marrë njoftim nga kompania prodhuese “Novo Nordisk Farma” se ka deficit global të këtij ilaçi.

“Ilaçi gjendet në vendin tonë, por merret në sasi sipas procedurës së tenderit. Për këtë qëllim, pacientëve që kanë nevojë për terapi me insulinë i kemi siguruar zëvendësim adekuat me insulinë të të njejtit gjeneri”, thonë nga kjo ministri, nga ku kërkuam përgjigje lidhur me këtë shqetësim të pacientëve që vuajnë nga diabeti.

Nga kjo ministri po ashtu bëjnë thirrje që të mos ketë shqetësime  sepse ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve për pacientët.

“Në farmacitë e insulinës ka sasi të mjaftueshme të barnave “ozempik” dhe “ribelsus” sipas sasive të kontratës së prokurimit publik. Këto dy barna dërgohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të vazhdueshme në farmacitë e insulinës në sasitë e duhura”, sigurojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas mjekëve endokrinolog, Ilaçet “ozempik” dhe “ribelsus” janë të destinuara për sëmundjen diabetin e tipit 2. Ato ulin nivelet e sheqerit në gjak dhe rrisin numrin e qelizave të pankreasit të ngarkuara për prodhimin e insulinës.

Megjithë këtë situatë, nga shoqatat e diabetikëve thonë se problemet po rëndohen edhe me ndërrimin e vazhdueshëm të ministrave në shëndetësi, gjë që shkaktojnë konfuzion në sistemin shëndetësor.

Dime Velev thotë se gjatë kohë kanë kërkuar nga ministria vendosjen e një çmimi referencë për furnizim falas me shirita, sipas shembullit të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Një problem shtesë është se diabetikët kanë vetëm një medikament të vetëm në listën pozitive të barnave, i cili nuk është rinovuar për më shumë se 20 vjet. “Vetëm një medikament – Glukofage është në listën pozitive, dhe ne kemi dhjetë barna të tjera që i blejmë dhe duhet të jenë në listën pozitive. Ne shkruajmë një listë dhe ua dhamë mjekëve, të cilët u pajtuan me të”, thekson Velev.

Lidhur me problemin e prokurimit, Sindikata e Diabetikëve ka kërkuar seancë mbikëqyrëse në Kuvendin e Maqedonisë. Kërkesës së tyre deri më tani nuk i është përgjigjur asnjë deputet.

Ndërkohë që lojërat e tenderëve po vazhdojnë, numri i diabetikëve tek të rinjtë po rritet me shpejtësi. Çdo vit, 70 raste të reja të diabetit të tipit 1 ndodhin vetëm tek fëmijët, ndërsa 7500 pacientë të rinj janë me insulinë çdo vit. Sipas Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në vend janë të regjistruar 113.000 – 125.000 diabetikë, por shqetësuese është se vazhdimisht ka rritje të numrit të të prekurëve nga kjo sëmundje e njohur si “vrasësi i heshtur”.

Me këtë tekst INA i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti i Studimeve të Komunikimit zbaton në bashkëpunim me median në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1
VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati
1
Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)
1
FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës
1
Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin
1
AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

LEXO MË SHUMË

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova