Dialogu Kosovë-Serbi, Hovenier zbulon pse SHBA nuk përfshihet në negociata

Picture of Ina Online
Ina Online

01/11/2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për rolin e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në fund të fundit, rezultati i këtij procesi është integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Ai duhet të jetë një proces i udhëhequr nga BE-ja që siguron që të gjitha aranzhimet, reformat dhe proceset të jenë në përputhje me standardet evropiane. Fati juaj është si pjesë e Bashkimit Evropian dhe jo si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, është e përshtatshme që Bashkimi Evropian të jetë kryesorja për këtë, me mbështetje jashtëzakonisht të fortë nga ne dhe kështu vazhdon të jetë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ai tutje u shpreh që nëse do të ishin si SHBA në rolin e lehtësuesit ose negociatorit, me siguri do të duhej të ishin neutral.

“Epo, ne nuk jemi neutral. Ne e morëm vendimin në vitin 2008. Ne e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran. Unë ndonjëherë e krahasoj si pjesë të këtij procesi me shikimin e një ndeshje futbolli, ku tashmë mund të dini rezultatin përfundimtar në tabelën e rezultateve, e dini si përfundon ndeshja, e di se çka do të ndodhë në fund”, tha ambasadori.

Ambasadori Hovenier deklaroi po ashtu që si SHBA e nxisin fuqimisht këtë qeveri tani që të punojë me ta dhe Bashkimin Evropian për të zbatuar plotësisht detyrimet që i ka marrë sipas Marrëveshjes bazë, aneksit të zbatimit, ashtu siç flasim edhe me Serbinë për të avancuar këtë vizion.

Hovenier: Marrëveshja bazë ligjërisht e detyrueshme për palët edhe pse s’është nëshkruar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka vlerësuar si pozitiv takimet që Kurti dhe Vuçiq paten me liderët e shteteve kryesore të BE-së.

“Mendoj se duhet ta shohim atë takim si mundësi të jashtëzakonshme që kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë Borrell, me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Mishel dhe të tjerët të ulen dhe të flasin ndaras me secilin prej tyre për të parë ku qëndrojnë gjërat dhe për të kërkuar që të frymëzojnë përparim në këtë proces”, tha Ambasadori Hovenier.

Sipas tij kjo pasqyron seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të udhëheqjes evropiane për të vënë këtë proces në fazë tjetër.

“Nëse e lexoni deklaratën e tyre të përbashkët, sepse ata dhanë deklaratë të përbashkët më 27 tetor, aty janë disa gjëra të rëndësishme. Aty janë shprehur disa pritje të rëndësishme; pritjet që palët të përmbushin zotimet e tyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Ata e vënë në pah se kjo duhet të bëhet pa parakushte, pa vonesa dhe vënë re se Kosova veçanërisht duhet të ecë përpara me zotimin e saj për zbatimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe siç thonë në deklaratën e tyre, ata njëkohësisht presin që Serbia të përmbushë zotimin për “njohjen de facto””, ka thënë tutje ambasadori amerikan në Kosovë.

Sipas tij kjo është nxitje e rëndësishme, përpjekje e rëndësishme për të shtyrë këtë proces përpara, gjë që Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht.

I pyetur se a ka nxjerrë ky takim diçka konkrete për procesin e dialogut, ambasadori u shpreh që po duke theksuar se nuk është e domosdoshme që të këtë nënshkrim të marrëveshjeve.

TË FUNDIT

Albin Kurti komenton rezultatin e zgjedhjeve

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË