Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?

Picture of INA
INA

18/09/2024

Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi Serbia refuzoi.

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës u tha se Kosova përmes kryenegociatorit ka pranuar të mbahet takimi trelateral, sipas agjendës së paracaktuar, ku temë e diskutimit ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Gjatë takimit me Lajçakun, Bislimi diskutoi për planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke theksuar angazhimin konstruktiv të Kosovës.

“Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen”, deklaroi zëvendëskryeministri Bislimi, duke kritikuar mungesën e përparimit nga pala serbe.

Një nga temat e rëndësishme të takimit ishte çështja e personave të zhdukur me dhunë, ku Bislimi ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, duke thënë se ajo po “zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final.”

Në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë, siç thuhet në njoftim, zëvendëskryeministri informoi emisarin e BE-së për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të lehtësuar konvertimin e patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb.

Ndërsa për çështjen e Urës mbi lumin Ibër, Bislimi shtoi se “nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës,” duke theksuar se edhe në raportet e Komisionit Evropian pas vitit 2014, BE-ja ka kërkuar hapjen e saj pa vonesa.

Në përfundim të takimit, Bislimi theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe shtoi se hapja e urës mbi Ibër është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe kjo çështje tashmë është trajtuar dhe dakorduar në kuadër të procesit të dialogut.

Ndërkaq, pas takimit ndaras me Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë, Petar Petkoviq, Lajçak ka shkruar në platformën “X”.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente.

“Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkroi Lajçak.

https://x.com/MiroslavLajcak/status/1836063876258975763?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1836063876258975763%7Ctwgr%5Ed62ec5a93addc246f1ebc8732b933f3d7e534107%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdialogu-kosove-serbi-pa-takim-te-perbashket-ne-bruksel-cfare-tha-lajcak-e-bislimi%2F

Ndërkohë, Bislimi tregoi po ashtu se edhe çështja postare në Kosovë u diskutua në takimin e tij me Lajçakun, pasi institucionet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në fillim të këtij viti.

Por, kryenegociatori serb, Petkoviq, e akuzoi Bislimin se nuk pranoi të takohet me përfaqësuesit e Beogradit për shkak të insistimit të tij në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviq ishin takuar në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat.

“Çfarë normalizimi është ky, nëse ju nuk dëshironi të flisni për çështjen kyç siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një çështje kyç është gjithashtu edhe se si po jetojnë serbët në Kosovë”, tha Petkoviq.

Ai konfirmoi se i ka dorëzuar të Lajçakut një listë të serbëve të arrestuar të cilët, sipas Petkoviqit, janë “të burgosur politikë”.

Petkoviq tha se në takim dypalësh me Lajçakun bisedoi edhe për kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.

Bislimi: Lajçak konfirmoi se letra e Brnabiqit nuk është tërhequr

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të së martës në Bruksel me dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur edhe rreth letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës.

Bislimi tha se për mos tërheqjen e letrës ka mësuar nga ndërmjetësi në dialog, Miroslav Lajçak.

“Sot e kuptuam nga Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi, raporton RTK.

Ai tha për gazetarët se një takim trepalësh me Petkoviqin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

“Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por, u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare”, tha Bislimi. /Telegrafi/

TË FUNDIT
2 orë
Profesori serb rikthehet në Prishtinë pas 27 vitesh: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet e dhimbjet nga Serbia
21 orë
“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij
1 ditë
Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit
1 ditë
Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës
1 ditë
Lëvizja e Deçanit propozon ngritjen e kryqit 70 metrash në Podujevë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës
1 ditë
Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait
1 ditë
Lajmi i mirë, Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
1 ditë
Lëvizja e Deçanit propozon ngritjen e kryqit 70 metrash në Podujevë
1 ditë
Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës
1 ditë
Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit
21 orë
“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij
2 orë
Profesori serb rikthehet në Prishtinë pas 27 vitesh: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet e dhimbjet nga Serbia

LEXO MË SHUMË

profesori serb

Profesori serb rikthehet në Prishtinë pas 27 vitesh: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet e dhimbjet nga Serbia

bardhyl-mahmuti

“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij

Kurti

Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

IMG_8786

Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës

IMG_8785

Lëvizja e Deçanit propozon ngritjen e kryqit 70 metrash në Podujevë

pensionist

Lajmi i mirë, Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Jakup Krasniqi

Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait

esat shala

Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë: Serbia mbetet agresive

INFO

NA NDIQ