Dialogu nuk është ‘sport i lehtë’

0

Burim Ramadani

Qeverinë dhe skenën politike të pas 6 tetorit mund të parashihet se e pret një detyrë e rëndësishme, që lidhet me dialogun për njohje me Serbinë.
Thjesht, dialogu nuk është ‘sport i lehtë’.
Kërkon qëndrueshmëri, guxim, dije, përkushtim dhe atdhedashuri 100%.
Kosova nuk ka çka të jep prej vetes. Kosova ka dhënë që 20 vjet pas çlirimit. Modeli i demokracisë pushtet-ndarëse (konsociacioni) që është vendosur me Pakon e Ahtisaarit nuk është model që duhet apo mund të thyhet.
Çdo tejkalim i modelit Ahtisaari është në të vërtetë Federalizim i Kosovës, përkatësisht është ndarje e sigurt. Prandaj, as nuk duhet dhe as nuk funksionon një model i tillë.
Mos të flasim për idetë territoriale, sepse ato as nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë zgjidhje për Kosovën.
Unë asnjëherë NUK do të votojë në Parlament çfarëdo marrëveshje që parasheh Ndarje territoriale, Federalizim të Kosovës, apo të ngjashme.
Asnjëherë!