Dialogu pas 24 shtatorit

ina-online
ina-online

01/10/2023

shkruan: Xhevdet Nasufi

I.Dialogu Kosovë-Serbi, i pashembull për kohëzgjatjen,për ndryshueshmërin e ekipeve dhe kauzave u tregua joefiçient, joracional për shkak të Serbisë, qasjes neglizhuese dhe diferencuese të ndërmjetsuesve,por edhe mendësisë konformiste dhe kontraverze mes shqiptarëve.

Serbia e akomoduar në rezistencë ndaj përëndimit, në përkrahje të Rusisë, po mbledh rezultatet e mosuksesit. Srbia,sado që fshihet pas hijes të krijuar artificialisht si bashkpunuese, koncepti politik millosheviqian i saj në 24 shtator në Banjsk të Veriut të Kosovës e çveshi maskën, nxorri në sipërfaqe urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve.

Dialogu i brenduar nga Kurti, sigurisht që edhe ka mundur të ketë dështime , por në sensin më të mirë ai reflekton përputhshmëri të plot me sjelljen dhe djallzinë e Srbisë,ka përputhshmëri me demistifikimin e eposit mesjetar srb, për dallim nga Rama, por edhe parardhësit e Kurtit, që duke u linjizua me Evropën e Bashkuar, relativizuan Kosovën dhe vijen e drejtë të saj, pra edhe interesin kombëtar.
Komuniteti ndërkombëtar sikur me ndjesi fajsie, pas 24 shtatorit reprizon nevojen për kthim në dialog. Dialogu Kosovë-Serbi është i pakontestueshëm, por njëkohësisht i palogjikshëm, nëse kauza për paqë konsistente nuk është në epiqendër, nëse qasja nuk është parimore dhe e ekuilibruar, por edhe nëse ekipi ndërmjetsues nuk rifreskohet.

II. Imagjinata politike shtron dilemën reale: Cila është fuqia dhe madhësia e Serbisë që të gëzoj favore dhe përkulje për të qenë pjesë e përëndimit demokratik , kurse shqiptarët nuk e kanë këtë forcë dhe madhësi?

Serbia nuk është në rrafshin e zhvillimit të till ekonomik, moralit kombëtar dhe madhësisë që të inicon luftë të re në Ballkan. Pas sulmit terorist në Banjsk,sigurisht mendësia srbe, por edhe BE,SHBA duhet të ndryshojn. Këto të dytët në rrafsh me ideologjinë e tyre dhe kuptimin mbi etninë,fenë,shtetin,kurse Tirana,Shkupi,Podgorica linjizimin e tyre me BE dhe SHBA nuk duhet bërë në mospërputhje me Kosovën dhe interesin e shqiptarëve, në kundërshti me Kurtin si dialogues. Mu për këtë:

Dialogu i gjertanishëm sa për dialog, duhet të konvertohet në Serbi të sankcionuar ndërkombëtarisht për shkak të idelogjisë së saj. Është kjo e vetmja mundësi që Serbia të ndryshon.

III. Vetëdijsimi kosovar se asociacioni do të jetë thembra e Akilit në dialog,edhe duhet të pragmatizohet. Demokracia vendore në parim paraqet vlerë të shtuar të çdo shteti demokratik dhe mu nga ky postullat duhet të nisë zbatimi i Marveshjes për asociacionin si pjesë e shumë marrëveshjeve tjera, të nisë integrimi edhe më madhë institucional i srbeve me Kosovën, në ndërlidhje me sovranitetin e Shtetit të Kosovës dhe Kushtetuten. Demokracia vendore askundi nuk përkufizohet në terma etnik,andaj edhe nuk duhet të ngarkohet akti i asociacionit vetëm me elementin etnik serb,sidomos pas sulmit terrorist në 24 shtator dhe dhunës,sigurisht për të aneksuar Veriun e Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Besimi

PAKOJA E NËNTË E MASAVE ANTIKRIZË

orhan ibrahimi

“Talat Xhaferi- njëqind ditë Kryeministër”!

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

fejzi hajdari

UDB-a përmend “Kosovën” te incidentet e montuara, për tua hedhur fajin shqiptarëve

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

INFO

NA NDIQ