Strudentja strugane Diana Demishai, një histori suksesi në median në Gjermani!

Diana Demishai studentja me origjinë nga Zagracani i Strugës që jeton dhe vepron në Gjermani ka arritur të marr vëmendjen e opinionit medial në Gjermani si një mbrojtëse e integrimit të emigrantëve në Gjermani përcjellë strugalajm.com.

Studentja 21 vjecare me origjinë nga Strugë në disa raste ka shkëlqyer në debatet televizive të organizuara nga ARD gjiganti medial gjerman ku përball ka patur përfaqësues të partisë së ekstremit të djathët AFD.Diana Demishai dëshmon se njerëzit me prejardhje nga migrimi mund të arrijnë shumë në Gjermani .

Diana Demishai, studentja nga Bonni në debatin televiziv e gozhdoi me argumente Alice ëeidel nga partia AFD se njerzit e kulturave të tjera që integrohen në Gjermani janë një pasuri për këtë vend.
Diana Demishai aktualishtë është studente e vitit të dytë pasi ka fituar bursën studentore në një konkurim prej 800 studentësh duke u kualifikuar në top 10 studentët më të mirë.(Strugalajm.com)