Diaspora ka dërguar 325 milionë euro në Maqedoni për një vit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në BE në vitin 2021 kanë dërguar në vendin tonë 325 milionë euro, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Gjithsej, nga anëtaret e BE-së përmes transferimeve personale në vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e Unionit janë dërguar 37,7 miliardë euro. Njëkohësisht në BE si të ardhura nga jashtë janë derdhur 13 miliardë euro.

Më së shumti rrjedhje ka nga Franca 12 miliardë euro, nga Italia 6,5, nga Spanja 6,3 dhe nga Gjermania 6,1 miliardë.

Nga vendet e rajonit, më së shumti në vendet e tyre dërguan kroatët 1,56 miliardë euro, pastaj mërgimtarët nga Bosnja dhe Hercegovina 1,47, bullgarët 1,15, diaspora e Kosovës 1,12, ajo Shqipërisë 1,04 miliardë, grekët 812 milionë, malazezët 300 milionë euro.

Daljet e eurove nga BE-ja tregojnë trend të vazhdueshëm të rritjes, dhe nga viti 2015 janë rritur për 47 për qind, që në vitin 2021 rezultoi me saldo negative për Unionin prej 24,7 miliardë euro.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ