Kurti të shpallet “non grata” në Maqedoni, kërkon Diaspora e Bashkuar Maqedonase

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) ka kërkuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të shpallet persona non grata në Maqedoninë e Veriut.

Kjo organizatë nacionaliste maqedonase këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate, lidhur me vizitën e tij dje në Shkup dhe Tetovë, ku mori pjesë në përurimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair dhe vizita në Vicë të Malësisë së Tetovës për projektin e rrugës Tetovë – Prizren, përcjell INA.

“Në mungesë të festave vjetore, pa ftesë të asnjë përfaqësuesi shtetëror, opozita shqiptare dhe pushteti bënë një grusht shteti kulturor në Maqedoni, duke shpallur fitoren e popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së. Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi”. Me këtë lëvizje dhe tejkalim të brigadës që çliroi dhe veproi pothuajse në të gjitha frontet në rajonin qendror dhe lindor të Maqedonisë si dhe në Frontin e Sremit, Serbi, Kroaci dhe Slloveni, ballistët shqiptarë krijuan një fitore kulturore në qendër të Maqedonisë, në Shkup. Diaspora e Bashkuar Maqedonase e dënon këtë akt si kërcënim për kulturën, kombin dhe një grusht shteti ku një kryeministër i huaj shpall fitoren në mungesë të një lideri politik maqedonas (mikpritës)”, thuhet në reagim.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase kërkon siç thuhet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata, të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt totalisht të padeklaruar, duke i kthyer të gjitha pikat e referimit, emrat e rrugëve, korrigjimin e të gjithë flamujve shqiptarë, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

Llukman Hebibi

Hapja solemne e vitit të ri akademik në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë

INFO

NA NDIQ