Diaspora shqiptare në Amerikë të ruaj drejtpeshimin për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni

0
Mamut Skenderi/Foto: INA

(Porositë veprimtari nga Çikago Mahmut Skenderi)

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe nëpër botë është e shqetësuar për gjendjen aktuale politike në Ballkan dhe çështja shqiptare në Maqedoni dhe përfundimi i marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,thuhet në porosinë për opinion të sekretarit të SHSHA-së në Çikago,Mahmut Skenderi. Tash e tridhjetë vjet në Amerikë po vepron si forcë kombëtare shqiptare LQSHA (Joe DioGuardi)që me programin e lobimit është e vetmja organizatë shqiptaro-amerikane që i bëri ballë katrahurave dhe padrejtësive historike të popullit shqiptar në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Joe DioGuardi,gjaku dhe shpirti arbëresh shqiptar ish kongresisti në Kongresin Amerikan që me zërin dhe argumentin e fortë historik shqiptar doli para Kongresit dhe Senatit si dhe para diplomacisë amerikane për të kërkuar shpëtimin nga shfarosja deri në substancë të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi vrastar i S.Millosheviqit dhe falangat e tij të veshur në të zeza që ia kishin mësyer për të asgjësuar shqiptarët dhe Kosovën,thotë Mahmut Skenderi nga Çikago.
Joe DioGuardi (LQSHA) ishte i vetmi njeri nga Amerika (organizata kombëtare shqiptaro-marikane)me seli në Nju Jork që i dali ballë për ballë me kryekriminelin e Serbisë Sllobodan Millosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për krimet e luftës në Kosovë. Si shkas për këtë reagim nga Çikago dhe pororsia e sekretarit të SHSHA-së Mahmut Skenderi ka të bëjë me organizimin e një takimi të LDSHM-së me Xhevat Sherifin me z.Peter Soskan dhe me Daniel Shure(Oda Ekonomike Izraelito-Amerikane)për çështjen shqiptare në Maqedoni.Kjo krejt në rregull takimet me miqtë tanë amerikanë të institucioneve të shtetit amerikan,por jo pas shpine dhe si kundërpeshë kundër Joe Dioguardit dhe SHSHA-së prorositë z.M.Skenderi.
SHSHA është prekur me faktin pse në këtë takim është ftuar Daniel Shure,përfaqësues i Odës Ekonoimike Izrael-Amerikë,kur dihet se ky institucion ekonomik dhe i bisnesit në rrafshin amerikanë dhe ndërkombëtar ka bashkëpunim të ngushtë me SHSHA dhe jo me LDSHM.Në saje të angazhimit të z.Daniel Shure në vitin 2015 në Çikago është organizuar me sukses Konferenca Ekonomike për Kosovën ku pati marrë pjesë delegacioni shtetërorë i Republikës së Kosovës me ish presidenten Atifete Jahjaga.
SHSHA ia sheh për të madhe sjelljen e Xhevat Sherifit që punon pas shpine dhe mundohet që mbi kurrizin dhe aktivitetin e të tjerëve të bëjë paksa ,,politikë,,të ditës në Çikago,thotë z.Mahmut Skenderi. Nuk mund të jem rehat pa e thënë edhe këtë të dhënë se në këtë takim që e organizoi Xhevat Sherifi në Çikago në restorantin e Sedat Sadikut,e kishte ftuar edhe Ilaz Kadriun,i cili për SHSHA është i njohur si njeriu që kurdisi skenarin për minimin e Konferencës Ekonomike për Kosovën që u mbajt me sukses nën drejtimin e mikut tonë Daniel Shure që e kishte përball në këtë takim të mbajtur në Çikago në praninë e z.Peter Roskam,thuhet në fund të prorsisë së Mahmut Skenderi nga Çikago.