Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro, remitancat thyejnë rekord historik

Picture of Ina Online
Ina Online

26/03/2025

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 1 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga “Banka e Shqipërisë”. Shifra është edhe më e lartë se viti 2023, 2022 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm.

Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të ndikuar nga konfliktet. Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 117 milionë euro më shumë se viti pararendës. Bëhet fjalë për rreth 12.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2024.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 272 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është më e larta që nga viti 2008, nëse analziojmë të dhënat me bazë tremujore. Në tremujorin e 4-tët të vitit të kaluar, remitancat rezultojnë 8.2% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.

Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të ndihmuar familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.

Megjithatë, shumë më shumë do të fitonin familjet shqiptare nga dërgesat e emigrantëve nëse monedha europiane do të paraqitet në nivele më të larta se këto dy vitet e fundit. Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve apo ato të cilat i kanë kursimet në euro. Por, nga ana tjetër, gjithë këto flukse hyrëse në ekonominë shqiptare kanë peshën e tyre në nënçmimin e euros.

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË