DIBËR E STRUGË, NË SHTRUNGË NËNSHTRIMI

0

Nga Nijazi MUHAMEDI/
Një “tabelë dygjuhësie” të vendosur në “Njësinë regjionale të Entit të statistikës” në Ohër po rrotullohet gjithë ditën si “arritje”,por ajo, politikisht ka një kuptim nënshtrimi të ri mbi një poshtërim të vjetër, po në këtë “vdekje politikisht klinike që ndodhen shqiptarët para” zgjedhjeve”, nuk kanë ngenë të kuptojnë dhe kundërshtojnë.

Kjo tabelë ka kuptimin dhe veprimin se e kthen Strugën e Dibrën në shtrungën administrative të Ohrit në organet e dekoncentruara të qeverisë që do bëjnë edhe shërbimet në emër të komunës së Strugës dhe të Dibrës në rrafshin “regjional”, si ishte më parë, kur Dibra dhe Struga dhe Kërçova nuk kishin të drejtë të kenë bile as tabelat e automjeteve, dhe mbushnin arkën e komunës së Ohrisë, nuk kishin të drejtë të kishin deponi, si nuk kanë dhe tash, se oër deponi kish të drejtë vetëm Ohria dhe paguhej nga këto qytete të nënshtruara nga Ohria, si nuk ka të drejtë as Gostivari e Tetova, se në emër të tyre qeveria paguan nga 7milionë euro në vit deponinë “Drislla” të Shkupit, dhe si e pse, kjo është një dallavere e gjatë..!
Po ky nënshtrimi i ri administrativ që e fut Strugën e Dibrën në këtë shtrungë rajonale “të statistikës” do bëjë atë punë që e ka bërë, fshirjen statistikore të shqiptarëve në “atë regjion” të nënshtruar nga Ohria para regjistrimit që vjen dhe regjistrimeve të tjera që do vijnë dhe mbushjen e administratës së saj me administratorë të “gjuhës së vetme zyrtare” që do bëjnë punën për Dibër e Strugë dhe ndonjë kokërr shqiptari si “e drejtë e tabelës dygjuhëshe”. Dhe, kur të shihet se edhe kompetencat e menaxhimit urban rreth Liqerit të Komunës së Strugës iu dhanë “Qeverisë”, që do të thotë, qeverisë së dytë për nënshtrimin shqiptar në atë regjion, Komunës së Ohrit, Komuna e Strugës do jetë sa për një emër të thatë për “zgjedhje” partish..!