Dibër/ Moti i keq, makina me 4 pasagjerë del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Melanë të Dibrës, ku një automjet me katër persona në bord është përmbysur në borë.

Fatmirësisht të 4 personat kanë pësuar lëndime të lehta, pasi aksidenti mund të kishte qenë edhe fatal.

Shkak dyshohet prania e borës, pasi automjeti ka rrëshqitur duke u kthyer përmbys në rrugë.

Situata vijon të jetë e rënduar në qarkun e Dibrës, ku reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet.