Dick Marty akuzon autoritetet zvicerane: Nuk më morën në mbrojtje për të mos i prishur punët me Serbinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Prill, 2023

Ish-deputeti nga Tiçino i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës dhe hetuesi special i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka bërë akuza të rënda kundër Departamentit (ministrisë) Federal të Punëve të Jashtme dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj tij.

Ai, duke folur dje për “Dialy Talk”, në Radio SRF të premten ka shprehur revoltën e tij ndaj institucioneve në fjalë për faktin se përse iu desh atyre kaq shumë kohë që t’i ofronin mbrojtje dhe pse autoritetet nuk u vunë menjëherë në ndjekje të kriminelëve.

“Çështja mund të ishte zgjidhur shpejt,” tha Marty.

Sipas tij, qëllimi i kriminelëve ishte që për vrasjen e tij të fajësonin ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi. Marty supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe, transmeton albinfo.ch. Sepse Serbia kishte frikë se Thaçi nuk mund të sillej para drejtësisë.

“Nëse Zvicra zyrtare do të kishte ndërhyrë menjëherë te qeveria serbe dhe do t’u thoshte atyre se ata i dinin planet, plani kriminel do të kishte dështuar”, tha Marty për SRF.

“Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di arsyen”.

Por ai thotë se e di se shumë njerëz në Zvicrën zyrtare në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (EDA) dhe në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm (BA) nuk po thonë të vërtetën.

BA: Në kontakt me autoritetet serbe

Duke iu përgjigjur agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (BA) shkruan pa adresuar akuzën për reagimin e pretenduar si të vonuar: “Autoritetet përgjegjëse zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në nivele të ndryshme”.

Janë bërë shkëmbime dhe takime ndërmjet policisë kriminale federale nga Fedpol dhe autoriteteve policore serbe, u tha të premten, transmeton albinfo.ch. Këto veprime janë “pjesë e masave të marra”, ku shkëmbimi mes Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe është bërë në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme.

Martit nuk i ishte dhënë mbrojtja e plotë deri në dhjetor të vitit 2020. Në atë kohë, prokurori federal kishte thënë se duhej të supozohej një “situatë kërcënimi serioz” kundër Marty-t. Për shkak të “konteksit me sa duket transnacional”, çështja ka edhe një komponent politik.

“Megjithatë, kërcënimi nuk vjen vetëm nga pala serbe, theksoi Marty për SRF-në”. Mediat shqiptare, madje edhe politikanët, sipas tij, “prej vitesh zhvillojnë një fushatë shpifjeje kundër tij. Dhe kjo është e rrezikshme. Sepse kjo qasje mund të nxisë njerëz të pakontrollueshëm”.

Marty shprehu zhgënjimin që autoritetet zvicerane nuk i thanë të vërtetën, përcjell albinfo.ch. Ai “kurrë nuk ishte shumë i popullarizuar në Bernën zyrtare, pjesërisht sepse ai shkroi një raport mbi burgjet e CIA-s, i cili mund të ketë prishur marrëdhëniet me SHBA-në”, ka shtuar Marty.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ