Diçka po i vjen era Katica Janevës!

0

Profesori i njohur universitar Jove Kekenovski ka theksuar se ardhja e kryeprokurores Speciale, Katica Janeva sot në Prokurorinë e përgjithshme me avokatin e saj është diçka që po i vjen era.

“Të vish në bisedë me avokat në gjykatë është diçka e paligjshme. Nuk kam parë në ndonjë shtet që dikush në rolin e dëshmitarit të vjen me avokat. Para se gjithash bëhet fjalë për një prokurore speciale, e cila betohet se është e pastër dhe e ndershme, megjithatë ka marrë avokat. Kjo është një sinjal se diçka nga larg po i vjen era. Se çka është, do të shohim dhe dëgjojmë”, ka theksuar Kekonovski për 24info. (INA)