“Die welt”: Lajçak duhej shkarkuar, Biden të ndërhyjë!

ina-online
ina-online

26/09/2023

Brukseli ka dështuar në negociata mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja e formuluar nuk ka asnjë vlerë. Kështu shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt” e cila përmes një artikulli të gjatë thotë se i Dërguari i Posaçëm për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajcak, duhet të ishte shkarkuar, transmeton Euronews.

“Është e hidhur të shohësh se si europianët – njësoj si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh. Miroslav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe duhej të ishte shkarkuar me kohë”, thuhet në artikull.

Gabim trashanik është cilësuar në këtë artikull qëndrimi shumë i butë ndaj presidentit Vuçiç, ndërsa i bëhet thirrje Uashingtonit të ndërhyjë, pasi konflikti rrezikon të përhapet.

“Edhe sa kohë dëshiron Uashingtoni ta këqyrë këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit? Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime,por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiçit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiçit. Ky është një gabim trashanik”, vijon artikulli.

Plani franko-gjerman që iu vu në tryezë Kurtit dhe Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendve duket se nuk ka funksionuar, për këtë arsye në shkrimin e publikuar nga gazeta gjermane, kërkohet ndërhyrja e presidentit Joe Biden.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

ushtria forcat e armatosura shqiperi

111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ