“DigitAlb” zhytet në borxhe, zbulohet shifra

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2024

“DigitAlb”, një nga kompanitë mediatike më të mëdha në vend, e cila u krijua me vizionin e Dritan Hoxhës, duket se po shkon më keq se kurrë.

Rreth 28 milionë euro borxhe, thanë burime nga “DigitAlb” për CNA, i janë krijuar kompanisë ku shumicën e aksioneve e ka familja Hoxha.

“DigitiAlb”, dikur një nga kompanitë më të mëdha dhe me fitime kolosale, është kthyer në një nga kompanitë më të këqija me borxhe, me detyrime të palikuiduara dhe mungesë pagesash. Vit pas viti kompanisë i janë përkeqësuar shitjet dhe i janë rritur detyrimet ndaj kompanive ku merr shërbime.(lexo këtu)

CNA ka raportuar prej vitesh skandalet brenda kësaj kompanie, gjyqet, përplasjet, por edhe shërbimet që jep, të cilat kanë ndikuar negativisht në ecurinë e saj.

Duke parë gjendjen ekonomike të “DigitAlb” dhe një krizë të thellë ekonomiko-financiare, vizioni i Lori dhe Vjollca Hoxhës, e kanë katandisur këtë kompani mediatike të familjes në një kompani të zhytur në borxhe. Shkaku kryesor i gjendjes së “DigitAlb” është keqmenaxhimi dhe përplasjet brenda kompanisë.

Prej gati 4 vitesh, borxhet shtohen, bilancet përkeqësohen dhe “DigitAlb” vazhdon të vjedhë të drejtat e transmetimit apo të mos ketë më risi dhe të humbasë shumë nga të drejtat ekskluzive që dikur i jepnin kompanisë emrin e liderit në treg. (lexo këtu)

Në vitin 2021, “DigitAlb” ka pasur një borxh që tejkalonte vlerën 10 milionë euro. Ajo ka filluar të ketë probleme të thella financiare, pas disa përplasjeve midis aksionerëve.

“DigitAlb” u raportua se humbi të drejtat televizive për 9 kanale televizive. Sinjali i këtyre kanaleve u ndërpre për shkak të mungesës së një kontrate me të drejtat e pagesave të kryera nga platforma. (lexo këtu)

Borxhet e “DigitAlb” vazhdojnë të shtohen, ndërkohë që Kampionati Europian, një tjetër event sportiv, do të transmetohet te konkurrentët e “DigitAlb”, platforma “Tring”, e cila pas Serisë A, Champions League dhe shumë kompeticioneve sportive do të sjellë edhe “Euro 2024”.(lexo këtu)

Thellimi i borxheve të “DigitAlb” ka bërë që kompania, e cila dikur mund të shitej dhjetëra miliona euro, tashmë ka një vlerë së cilës i përshtatet shprehja “katandisi kokoshi një thele”./CNA

TË FUNDIT

Irani godet me raketa spitalin në jug të Izraelit

SHBA nis evakuimin e stafit nga ambasada në Izrael

Tragjedi në Austri: Shtetas nga Maqedonia e Veriut plagoset rëndë në një aksident pune

Me fjalë përmbyllëse, vazhdon gjykimi kundër Merkos për emërim të drejtorëve në katër shkolla

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË