Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë

Flakët e zjarrit gjatë natës kanë përfshirë dy automjete në një lagje të Vlorës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen ’10 korriku’ te qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme . Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë./NOA